Sharra diamanti dhe pistoleta ne burg

Hetimet ne burgun e sigurise se larte ne Burrel po zbardhin perdite fakte te reja ne lidhje me strategjine e te denuarve te rrezikshem per te marre arratine dhe nenvleresimin qe i kane bere situates personat qe drejtonin institucionin. Ndersa gjate kontrolleve te djeshme eshte gjetur nje sharre me dhembe diamanti, mendohet se per aksionin eshte perdorur edhe nje tjeter e ngjashme. Rasim Hoxha, shef i stervitjes dhe trajnimit fizik te policise se burgut te Burrelit eshte prangosur dje ne nje nga lokalet e qytetit, ndersa ai qe ne momentin e pare figuronte ne listen e personave nen hetim.
Nga hetimet ka rezultuar se dikush nga te denuarit VIP te burgut te Burrelit ka paguar mbi 5 mije euro per nje sharre me dhembe diamanti, e afte per te sharruar brenda nje kohe te shkurter hekurat e qelive. Ende nuk dihet se cili nga te denuarit posedonte mjetin e cmuar, ndersa nga te dhenat e prokurorise dyshohet se edhe nje mjet tjeter i ketij lloji eshte futur brenda qelive. Sharra e dyte nuk eshte gjetur nga kontrollet e dites se djeshme, por prokuroria nuk perjashton mundesine qe ajo te jete ende brenda murit rrethues, sikurse edhe levat e hekurit te gjetura ne qeli. Burime te rezervuara brenda burgut te sigurise se larte bene te ditur se gjate kontrollit jane gjetur edhe dy pistoleta. Prokuroria nuk ka konfirmuar gjetjen e armeve, pas urdhrit per "No Comment" te leshuar nga Kryeprokurorja Ina Rama. Sipas informacionit qe ka mundur te siguroje "Koha Jone", per armet flitej edhe ne nje raport te perpiluar nga drejtori i arrestuar, Eduard Brahilika dhe qe i adresohej eproreve ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve. "Te denuarit kishin nder mend vetem t'i perdornin armet per te trembur gardianet dhe jo per te qelluar mbi ta", thuhet ne raportin qe u sekuestrua ne skrivanine e drejtorit. Nderkohe mesohet se ka shkuar ne 10 numri i te arrestuarve ne lidhje me ngjarjen ne burgun e Burrelit, dy dite me pare. Rreth ores 19:30 ka marre fund edhe survejimi per shefin e stervitjes dhe trajnimit fizik te policise se burgut te Burrelit, Rasim Hoxha. Ai eshte thirrur nga nje prej lokaleve te qytetit dhe i eshte komunikuar masa e arrestit, si i dyshuar per implikim ne kete ngjarje. Arrestimi i tij vjen pas nente te tjereve. Dy dite me pare, ne pranga perfunduan Eduart Brahilika, drejtor i Burgut, Thanas Runeci, shef i policise, Luan Hysa, shef i regjimit te brendshem, Kadri Domi, shef i regjimit te jashtem, Kujtim Laci, pergjegjes i informacionit, si dhe policet Ervin Heta, Ardian Ruka, Fiqiri Ceni, dhe Fatmir Domi.
Policet: Per gjithcka kemi njoftuar drejtorin
Pasi hetuesit kane konstatuar kete fakt te rende menjehere kane marre ne pyetje efektivat policore qe merren me ruajtjen e sigurise ne qelite e te burgosurve. Njeri prej tyre Ardian Ruka, i cili eshte aktualisht i ndalur, por edhe police te tjere, mesohet te kete thene se ne shume raste kemi konstatuar se te burgosurit kishin mundur qe te sharronin hekurat e qelise. Ne si police nuk e kemi toleruar keto raste dhe konform rregullores kemi njoftuar eproret. Madje, ne zyren e ish-drejtorit tashme te ndaluar Brahilika, jane gjetur dhe sekuestruar shkresat informative, qe vinin nga disa police qe njoftonin per tentativa te tilla. Ajo cfare e ka renduar drejtorin e ketij burgu lidhet me faktin se ai ne asnje rast nuk ka ndermarre ndonje hetim apo kontroll per te verifikuar ose gjetur mjetet me te cilat po kryhej kjo pune, te cilen do ta kishte zili cdo oficine mekanike. Madje, ne raste te tille eshte e detyruar me ligj qe te njoftohet prokuroria me e afert, e cila duhej te ndermerrte hetim per keto lloj ngjarjesh. Por kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast. Drejtori Brahilika, i cili kishte vetem 7 muaj ne ate post, eshte mjaftuar duke urdheruar verbalisht qe te behej saldimi i hekurave te keputura, madje keto urdhra mesohet se jane dhene ne menyre verbale dhe jo me shkrim. Te dhenat e deritashme, te cilat po qartesohen nga momenti ne moment flasin per zberthimin e ngjarjes, nga e cila po dalin fakte te pakundershtueshme per nje strategji te perpunuar holle dhe me shume aktore te perfshire ne te. Po ashtu rezulton te jete nen survejim edhe ish-drejtori i ketij burgu, i cili e ka lene kete detyre shtate muaj me pare, Shyqyri Dushku. Ai eshte thirrur disa here ne prokurori gjate gjithe dites se djeshme per t'u pyetur ne lidhje me disa probleme qe jane trasheguar ne kete burg qe nga koha kur e drejtonte ai. Por nuk ka ndonje konfirmim nese skeda e tij ne prokurorine ploteson kushtet per ndonje ndalim te mundshem. Nga burime brenda qelive te Komisariatit te Policise se Burrelit konfirmojne se gjendja psikologjike e te ndaluarve gjate dites se djeshme eshte mjaft e rende. Pothuajse te gjithe e kane perjetuar shume keq faktin e ndalimit, pasi askush prej tyre thuhet qe nuk e kane parashikuar qe pas nje ngjarjeje te tille te perfundonin ne pranga.