E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Angazhimi yne per punesim, po jep sukses

Bashkia e Tiranes, me mbeshtetjen e Bankes Boterore u ka mundesuar 353 te rinjve te kryeqytetit, te marrin nje profesion dhe te hapin nje biznes te ri. Pasi kane perfunduar kurset profesionale, nje angazhim i Kryetarit te Bashkise, Lulzim Basha, shume te rinj kane arritur te gjejne menjehere nje pune apo te vetepunesohen si rrobaqepes elektriciste, pasticiere, kepucare etj. Fale kesaj nisme, 142 te rinj jane trajnuar se si te fillojne nje biznes te ri, 30 te rinj me planet me te mira te biznesit kane perfituar nje grant prej 2500 dollaresh. Ne nje aktivitet te vecante, Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, ndersa u ka shperndare certifikatat dhe ceqet e grantit te perfituar ketyre te rinjve, ka degjuar dhe eksperiencat e disave prej tyre, qe sot kane bere endrren realitet. Rudina Qoska ben te ditur se nga nje shtepiake, tashme ajo ka nje punishte te sajen. “Endrrat behen realitet. Perpara nje viti isha thjesht nje shtepiake, po rrisja edhe dy vajza te vogla, e papunesuar. Bera kursin e trajnimit profesional, u trajnova 3 muaj per pasticiere dhe me pas ndoqa dhe kursin e biznesit, pra mesuam si te menaxhonim nje biznes tonin, dhe tani kam ngritur nje biznes timin, jo shume te madh. Eshte i vogel, modest, por qe po shoh frytet e para”. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka vene serish theksin tek interesi strategjik i Bashkise se Tiranes, per te stimuluar vetepunesimin, krijimin e bizneseve te reja te vogla, konsolidimin e atyre qe ekzistojne per cdo grupmoshe, ne qytetin tone dhe anembane Shqiperise. “Fokusi yne kryesor ne raport me rinine eshte krijimi i shanseve sa me te medha per punesim dhe sukses. Pra, eshte pertej cdo dyshimi qe angazhimi yne si Bashki, me komunitetin e te rinjve dhe te rejave qe kerkojne te vendosin aftesite e tyre ne tregun e punes po jep rezultat, po prodhon vende pune, mireqenie, po prodhon vetebesim tek rinia e Tiranes. Ju uroj t’ju ece sa me mbare biznesi qe keni nisur dhe ju uroj gjithashtu qe te sherbeni si shembuj, per te rinjte e te rejat e qytetit tone qe kane nje enderr ne tregun e kapitalit te qytetit dhe qe patjeter do te kene mbeshtetjen tone te plote per te bere te mundur kthimin e kesaj endrre ne realitet” - u shpreh Basha. Ai tha se Bashkia e Tiranes do te vazhdoje te stimuloje dhe te nxise rinine kryeqytetase te behet nje rini ndermarrese, nje rini “kapitaliste”. “Natyrisht, si kudo ne bote, kapitalizmi nis nga mbjellja e nje fidani dhe rritet ne nje peme me shume kokrra, me shume benefite, jo vetem per ata qe e themelojne ndermarrjen por per dhjetera, qindra te punesuar te kesaj ndermarrjeje”, eshte shprehur Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›