Egjipt shpallet gjendje e jashtezakonshme

Ne Egjipt vijon situata kaotike, pas trazirave antiqeveritare qe nisen ne 2 vjetorin e rrëzimit te Hosni Mubarak, por dhe pas vendimit te një gjykate lidhur me tragjedinë gjatë një ndeshjeje futbolli
Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë në tri qytete të përfshira në trazirat, konkretisht ne Port Said, Ismalia dhe Suez.
Duke folur në televizionin kombëtar dje vonë, zoti Morsi tha se e mori këtë masë për të shmangur gjakderdhjen e shkaktuar nga protestuesit dhe shkelësit e ligjit.
Në Port Said gjashtë vetë u vranë në ceremoninë e varrimit të 30 njerëzve që u vranë një ditë më parë në përleshjet e shkaktuara nga vendimi i një gjykate lidhur me tragjedinë gjatë një ndeshjeje futbolli.
Të tjerë njerëz u vranë gjatë përleshjeve në ceremonitë funebre, megjithë praninë e madhe të forcave të sigurimit në qytet.
Në Suez, të rinj të zëmëruar vazhduan protestat vdekjeprurëse, kryesisht kundër policisë dhe ndërtesave të Vllazërisë Myslimane. Ndërsa në Kajro, policia kundër trazirave dhe protestuesit vazhduan të shkëmbenin gaz lotsjellës dhe bomba zjarri nëpër rrugët që çojnë në Sheshin Tahrir, dy ditë pari vendi shënoi dy vjetorin e revolucionit të vitit 2011.