Ndryshimet në Kushtetutë të jenë të “matura”

"Ndryshimet ligjore për institucionet e pavarura, duhen të realizohen me konsensusin e plotë të forcave politike, nën mbikëqyrjen e partnerëve ndërkombëtar. Kështu u shpreh ish- presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, në Konferencën me temë "Realiteti i sotëm shqiptar dhe sfidat e ardhshme kushtetuese dhe ligjore", theksoi ish-presidenti Rexhep Mejdani.
Sipas tij, “mandati 5 vjeçar i prokurorit të Përgjithshëm, i përcaktuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe mos mbrojtja pas mbarimit të detyrës, e bën këtë pozicion shumë më të dobët se më parë, pse jo edhe të pafuqishëm ndaj trysnive të politikës". Ish-presidenti Mejdani tha se e njëjta gjë u tentua edhe për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. “Në kushtet e një demokracie ende të brishte, në mungese të një opinioni publik e media që do të mund të trondiste politikën, në prani të një korrupsioni problematik, në kushtet e një parlamenti pa force reaguese, ndërhyrjet e pushtetit politik mbi këtë shërbim mund te bëhen tepër shqetësuese për më tepër mund të rikthejnë shqetesimet e viteve të para te tranzicionit", tha ish presidenti.
Juristi i njohur, Luan Omari shprehu nevojën për ngritjen e rolit të Kuvendit. "Sistemi ynë qeverisës, i bazuar në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve pësoi një goditje të rëndë me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008. Me këto ndryshime, të cilat u bënë mbi bazën e një marrëveshje paraprake midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ndër të tjera, u forcua pozita e Kryeministrit ndaj Kuvendit.
Ndërkohë që, po me këto ndryshime janë zbehur dukshëm figura dhe roli i Presidentit, tha Omari, duke shprehur nevojën për përmirësimin e funksionit të Kuvendit. Kjo Konferencë synoi analizimin dhe diskutimin e përvojës në fushën e zbatimit të deritanishëm të Kushtetutës dhe të performancës së disa prej institucioneve kryesore. /Start/
2011-12-06 14:35