Tropojë, grabitësit plagosin 16-vjeçarin

Policia e Qarkut të Kukësit, bëri me dije se dy persona, kanë hyrë në banesën e shtetasi G. Gj., në tentativë për të marrë një shumë parash.
Nga përplasja fizike ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi XH. Gj. lindur dhe banues në qytetin e Bajram Currit.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë ku i dhëne ndihmën e parë adoleshentit, duke e dërguar për në spitalin e qytetit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në një dollap kishin qenë 220 Paund dhe 20.000 lekë, ku nga këto janë marrë 110 paund dhe 5000 lekë të reja. Pjesa tjetër është lënë sipër rrobave. Nga ana e policisë janë kryer të gjitha veprimet e para hetimore, janë shoqëruar 10 persona dhe po punohet për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjes. /Start/
2011-12-05 16:53