E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca dhe Gjermani të vendosura për të reformuar Eurozonën

Dy shtetet thanë se propozimet për ndryshime në traktate të rëna dakord të hënën mund të forcojnë qeverisjen në të gjitha shtetet e Eurozonës.

Ata thanë se prioriteti i tyre ishte të vazhdonin përpara me propozimet edhe në samitin e Bashkimit Evropian të 9 dhjetorit.

“S&P's” latë kuptohej se gjashtë vendet e Eurozonës më rating-e AAA, mes të cilave edhe Franca e Gjermania,  kanë 50% mundësi që të zbresin në vlerësime.

Ky veprim i “S&P’s” erdhi pak orë pas takimit të Sarkozisë me Merkelin, takim i cili shpresohej se do të shërbente për të rivendosur në vend besimin e tregjeve.

Lëvizja e agjencisë ishte surprizuese për shumë investitorë dhe bënë që bursat të mbylleshin me rënie pasi më parë kishin arritur të fitonin disa pikë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-06 14:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›