Raporti i Bankës së Shqipërisë, rriten kreditë e këqija
10/08/2010 Në fund të qershorit kreditë e këqija arritën në 12 për qind
Kreditë e pashlyera në banka janë rritur edhe në tremujorin e dytë të vitit, duke pasqyruar vështirësinë e bizneseve dhe individëve për të shlyer huat e marra në banka. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit kreditë e këqija arritën në 12 për qind të totalit, nga 11,45 për qind që ishin një tremujor më parë. Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, pesha e kredive të këqija ndaj totalit të kredisë së dhënë është rritur me 3,3 për qind. Bankat në Shqipëri kanë dhënë në total 457,6 miliardë lekë kredi për bizneset dhe individët. Nga këto, sipas Bankës së Shqipërisë, rezultojnë kredi me probleme, të cilat nuk shlyhen rreth 54,8 miliardë lekë, ose mbi 500 milionë dollarë. Të dhënat tregojnë se në vlerë shifra e kredive të këqija është rritur krahasuar me vjet me mbi 18 miliardë lekë, ose gati 50 për qind. Banka e Shqipërisë i ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë për të përballuar humbjet nga kreditë që nuk shlyhen. Rritja e kredive të këqija veçse cenon të ardhurat e bankave ka edhe një sërë efektesh negative për ekonominë: ato pengojnë kreditimin, pasi bankat detyrohen të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci për kreditë e këqija. Veç kësaj humbjet nga kreditë që nuk kthen ndikojnë direkt në rritjen e interesave për kreditë e reja që bankat japin për bizneset dhe individët. Për sa i përket cilësisë së portofolit të kredisë sipas ndarjes, niveli i kredive me probleme në valutë është më i madh në raport me kreditë me probleme në lekë. Mësohet se kreditë me probleme në valutë përbëjnë 10,6 të totalit të tyre në raport me 10,1 për qind të atyre në lekë. Ky konsiderohet si fakt shqetësues nga ekspertët e bankës qendrore, pasi kreditë në valutë përbëjnë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë në vend.
Shkaku
Një ndër shqetësimet kryesore ka të bëjë me luhatjet e kursit të këmbimit ku më të prekurit janë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe marrin kredi në monedhë të huaj. Këtë fakt kanë pasur parasysh edhe shumë ekspertë të fushës gjatë apeleve të vazhdueshme ndaj bizneseve dhe qytetarëve që kredinë ta marrin në monedhën që kanë të ardhurat.
Ndjekja
Në raste vonesash në shlyerjen e kësteve sipas afateve të përcaktuara në kontratë, kredimarrësi raportohet menjëherë në regjistrin e kredive. Kjo bën që bankat të jenë në dijeni për aftësitë paguese të klientëve në rastet kur ata aplikojnë për kredi pranë tyre. Për çdo rast bankat kontrollojnë ecurinë e aplikantëve për kredi pranë këtij regjistri.