Velipoja pushtohet nga turistët, përmirësohet shërbimi dhe kushtet
10/08/2010 Plazhi i Shkodrës ndryshon fytyrën. Problem plazhi publik dhe ndërtimi i çrregullt
Plazhi i Velipojës që nga fillimi i muajit gusht është përfshirë nga një fluks i madh pushtuesish. Drejtuesit e komunës bëjnë të ditur se më datën 1 të këtij muaji në shtëpitë, vilat dhe hotelet e plazhit kanë zënë dhoma për të kaluar pushimet rreth 80 mijë veta. Kjo shifër në fundjavë pothuajse dyfishohet nga pushuesit ditor që frekuentojnë këtë plazh. Vetëm të shtunën dhe të dielën që lamë pas është llogaritur se numri i pushuesve arriti rreth 140 mijë persona në ditë.
Plazhi i Velipojës, i krijuar në vitin 1970, me rreth 16 km bregdet ranor, edhe këtë vit po frekuentohet jo vetëm nga pushues të zonave veriore e rrethe të tjera të vendit tonë, por dhe nga shtetas të huaj, që vijnë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Italia.
Për sa u përket pushuesve vendas, një numër të konsiderueshëm të tyre e zënë emigrantët e shumtë, të cilët kanë ardhur që nga fillimi i korrikut për të kaluar pushimet e tyre.
Ndihmesë të madhe për ardhjen e pushuesve kosovarë në Velipojë ka dhënë dhe superstrada e re. Ndërkohë garantimi i sigurisë publike nga policia si dhe rruga e mirë asfaltuar dhe e mirëmbajtur nga Shkodra deri në hyrje të plazhit ka bërë që pushues të shumtë të mbushin plazhin e Velipojës, pa marrë parasysh se çmimi i dhomave me qira sidomos në 15-ditëshin e parë të muajit gusht është i shtrenjtë.
Kështu, gjatë kësaj periudhe çmimet dyjavore të dhomave të 14 hoteleve, që ndodhen në plazhin e Velipojës, variojnë nga 350 euro deri në 700 euro, çmime këto që variojnë nga kategoritë dhe shërbimet e hoteleve si dhe në largësitë e tyre nga plazhi, megjithëse shumica e tyre janë përqendruar në qendër. Ndërsa çmimet e dhomave të shtëpive-vila të shkodranëve janë më të lira, pasi ato variojnë nga 30 mijë deri në 45 mijë lekë të reja.
Përveç këtyre edhe fshatarët vendas japin dhoma me qira nga shtëpitë e tyre, çmimet e të cilave janë disi më të lira se të hoteleve apo vilave private. Pavarësisht çmimeve, pushuesit në përgjithësi janë të kënaqur me kushtet që ofrojnë hotelet dhe vilat private, pasi ato janë të pajisura me të gjitha kushtet për një kalim sa më të rehatshëm të pushimeve verore.
Hotelet nga ana e tyre përveç komoditeteve të brendshme ofrojnë baret, restorantet, parkingjet, fusha volejbolli e basketbolli në ambientet e tyre.
Ushqimi
Për sa i përket ushqimit, këto hotele ndahen në dy kategori, ku njëra ofron kushtet e gatimit brenda dhomave, me të gjitha pajisjet e nevojshme, ndërsa kategoria tjetër, për një pjesë pushtuesish me të ardhura më të mëdha ofron ushqimin në restorantin e hotelit. Ndërsa vilat private pothuajse në të gjitha rastet nuk ofrojnë shërbimin e restorantit, por kanë instaluar të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, që mundësojnë gatimin nga ana e vetë pushuesve nëpër dhoma.
Përveç këtyre komoditeteve pushuesit shprehen të kënaqur edhe për instalimet e kabinave telefonike si pranë hoteleve, ashtu dhe pranë vilave private, për furnizimin 24 orë me energji elektrike dhe për realizimin e furnizimit me ujë për larje e për gatim, për të cilin kanë menduar vetë pronarët e hoteleve e vilave, duke hapur puse të thella e duke lidhur tubacionet.
Një garanci për të ardhur për pushime në plazhin e Velipojës paraqet edhe funksionimi i pandërprerë i shërbimit të postës së policisë në këtë plazh, fakt ky që është vënë re nga pushuesit që dy vjet më parë.
Përveç këtyre kushteve për pushime si dhe dëshirës për të ardhur në vendin e tyre, elemente të rëndësishme që i tërheqin pushuesit drejt plazhit të Velipojës janë bukuria natyrore dhe sidomos vlerat kurative të ajrit dhe të rërës së pasur me jod, sasia e të cilit arrin deri në 14%.
Problematika
Por përveç këtyre favoreve dhe kushteve mjaft të mira që të ofron plazhi, sërish problem mbetet qetësia. Pushuesit ankohen se muzika e fortë në lokale vazhdon deri në orët e vona, shqetësim edhe më i madh ky për familjarët që kanë fëmijë apo persona të moshuar. Ndërsa vetë pronarët justifikohen me kërkesat e brezit të ri për mbajtjen më gjatë të lokaleve me muzikë. Problem tepër shqetësues për pushuesit mbetet zënia e rërës deri në një metër larg detit nga çadrat dhe shezlongjet private, në të gjithë gjatësinë e plazhit.
Në këtë mënyrë për të zënë një vend në rërën e Velipojës duhet patjetër të paguash 3-4 mijë lekë të vjetra në ditë, ose të ecësh më këmbë rreth një orë derisa t’i largohesh plazhit të shezlogjeve. Ky fenomen i përsëritur pothuajse çdo vit ndodh në një kohë kur plazhi i Velipojës nuk është as shtetëror, as privat, por është një plazh publik, pra një plazh i të gjithëve dhe askush nuk ka të drejtë të kondicionojë pushuesin se ku duhet të zërë vend. Ndërsa nuk është saktësuar hapësira për plazhin publik dhe ai për dhënien në dispozicion të biznesit kundrejt pagesës.
Këto janë problemet më shqetësuese për pushuesit, të cilat nuk mund të neglizhohen nga ana e institucioneve që e kanë për detyrë të merren me to, pasi me pastrimin e plazhit kanë filluar të merren disi, pavarësisht se përsëri lë për të dëshiruar.
Ndërtimet
Një anë tjetër negative e plazhit të Velipojës janë ndërtimet e shumta dhe pa asnjë kriter apo studim urbanistik, një kaos të vërtetë. Megjithëse thuhet se në plazh janë rreth 1000 ndërtime
të ndryshme nga këto objekte, mendohet që vetëm 8-10 prej tyre të kenë leje të rregullt ndërtimi. Kjo jo për faj të investitorëve, por si rezultat i politikave të gabuara që kanë ndjekur qeveritë që nga viti 1994, kur është miratuar masterplani i parë, e deri më sot. Numërohen rreth 5 masterplane të miratuara në këta 13 vjet, por asnjë qeveri dhe asnjë person nuk ka dashur t’i bëjë publike këto studime për t’u hapur rrugë ndërtimeve bashkëkohore dhe të studiuara. Kjo gjë e ka mbajtur peng infrastrukturën e këtij plazhi, që po sheh ndërhyrje vetëm në qendër të tij, ku prej dy vjetësh pritet ndërtimi i një shëtitoreje bashkëkohore. Tashmë në këtë rrëmujë ndërtimesh nuk mund të gjesh hapësira të lira, çka të bën të mendosh se asgjë nuk mund ta rregullojë më këtë masakër urbanistike, ku vila luksoze dhe ndërtime të vogla aspak estetike, sa për të futur kokën, alternohen në mënyrë të çuditshme për të ardhur vërtet keq.