Ndryshimet në qeveri, Halimi tek ministria e Drejtësisë, Bumci tek MTKRS
TIRANË- Eduart Halimi dhe Aldo Bumci janë dy emrat e rinj që do të hyjnë në kabinetin qeveritar në postin e ministrave.
Qeveria pëson kështu ndryshimet e para pas zgjedhjeve vendore. Zyrtarisht mësohet se kryeministri Berisha ka firmosur dy emrat e rinj në postet e lëna vakante për shkak të zgjedhjeve vendore më 8 maj.
Kështu, konfirmohet se deputeti Eduard Halimi do të jetë ministri i ri i Drejtësisë, duke zëvendësuar vendin e lënë bosh nga ministri Bujar Nishanin, aktualisht ministër i Brendshëm, pas kandidimit të Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës.
Ndërsa vendin e Ferdinand Xhaferrit, ish-ministrit të Kulturës, i cili kandidoi në Durrës më 8 maj, do ta zërë Aldo Bumci, i cili do të jetë tashmë në krye të Ministrisë Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Sipas ligjit, dy emrat do t’i cohen për dekretim presidentit të republikës, Bamir Topi.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)