Basha takime me banorët e Shkozës: Më shumë punësim
Kandidati për kreun e Bashkisë Lulëzim Basha gjatë takimeve elektorale që zhvilloi në zonën e Shkozës u premtoi banorëve më shumë vëmendje dhe rritje e numrit të punësuarve.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” i shoqëruar edhe nga kandidati i këtij koalicioni për komunën e Shkozës Agron Seseri ndër të tjera u premtoi banorëve ulje të taksave dhe shërbime më të mira pasi në fokus të programit të tij do të jenë qytetarët dhe jo politika.
Ndërkohë që banorët i kërkuan kandidatit për kreun e Bashkisë punësim dhe ngritjen e shkollës pasi klasat janë të mbipopulluara prej nxënësve.
Basha ndër të tjera u premtoi banorëve se në krye të bashkisë ai do të jetë prezent në të gjitha problemet e banorëve të kësaj zone dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.