E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i Brazilit shembulli që çdo gjë është e mundur

Gazeta Shqip

Vijon nga numri i kaluar  

E megjithatë edhe Caedozo dështoi në arritjen e njërit prej objektivave kryesorë të qeverisjes së mirë: një shpërndarje të barabartë të pasurive. Pasardhësi i tij u përpoq që ta realizonte këtë objektiv. Bëhet fjalë për njeriun që mori presidencën e vendit në vitin 2002: Luiz Inacio da Silva, i njohur edhe si Lula, lideri i partisë së majtë të punëtorëve. Ai ishte një lustraxhi në fillimet e tij, më pas përpunues metalesh dhe lider sindikate. Pra vinte vetë nga shtresa më e ulët e shoqërisë braziliane dhe i kishte hequr nën lëkurë të gjitha poshtërimet dhe vuajtjet e kësaj shtrese. Ndoshta ndaj ishte shumë më i qartë se paraardhësit e tij se ku duhej nisur me ndryshimin dhe çfarë ndryshimi duhej. Gruaja e tij e parë dhe foshnja që nuk u lind kurrë vdiqën pikërisht sepse familja nuk mund të përballonte dot shpenzimet e lindjes në spital. Në vitin 2003 si President ai bëri një takim, gjatë të cilit u takua me shumë liderë ndërkombëtarë të asaj kohe në Davos të Zvicrës dhe më pas, vetëm dy ditë pas këtyre takimeve mori pjesë në Forumin Botëror Social,  një kundëriniciativë alternative e Davosit që organizohej në Porto Alegre në Brazil. Në të dy takimet unë mbajta të njëjtin fjalim kundër varfërisë në botë dhe nevojës për gjetjen e mënyrave për ta luftuar atë, deklaron më pas në një intervistë Lula.

Ai pati sukses në përmirësimin e gjendjes ekonomike të të varfërve përmes aplikimit të programeve të tilla si Zero uri, të cilin e zbatoi edhe kundër këshillës së shumë këshilltarëve të tij të afërt ekonomikë, kundër këshillës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai u akuza, madje, për asistencializëm, një formë ndihme për të varfrit që me pak gjë mund të arrinte rezultate afatgjata. Lula ishte shumë i suksesshëm në luftën kundër varfërisë dhe për shkak të programeve të aplikuara nga ai, numri i të varfërve në vend u pakësua me 505 mijë dhe u përmirësua shumë edhe gjendja në përgjithësi të shtresës më në nevojë në vend. Qeverisja e përgjegjshme është emri që shkencëtarët e shkencave politike dhe sociale i kanë vënë stilit të lidershipit që vepron pak a shumë në paraprirje të shqetësimeve dhe problemit të elektoratit, duke integruar njerëzit e shtresave të ndryshme dhe duke krijuar sensin e një identiteti të përbashkët dhe jo veçues. Për miliona brazilianë, Lula personifikonte pikërisht këtë koncept dhe këtë e bënte përmes historisë personale, vuajtjeve të tij, origjinës dhe përkatësisë që kishte pasur në vitet e para të jetës. Dhe njerëzit e mbështetën duke e shndërruar në një figurë shumë popullore dhe të suksesshme. Madje për shumë vjet popullariteti i tij ishte unik dhe shumë i rrallë sidomos i krahasuar me popullaritetin e ulët që kishin në vendet e tyre liderët perëndimorë. Ajo fitoi 61% të votave kundër kundërshtarit të tij social demokrat në zgjedhjet e vitit 2006 për të kërkuar një mandat të dytë qeverisës dhe deri në fund të vitit 2010 shkalla e mbështetjes popullore për të ishte 80%. Një shifër që zor se do të përsëritet më në Brazil, apo gjetkë. Presidenti amerikan, Obama, që në fillim të garimit të tij u mbështet në masë nga amerikanët dhe nuk arriti që të merrte më shumë se 53% mbështetje. Dhe pikërisht ai e quajti Lulan: liderin më popullor në Tokë.

Votuesit brazilianë do ti jepnin thuajse sigurisht Lulës një mandat të tretë presidencial, nëse nuk do ta ndalonte një gjë të tillë Kushtetuta e vendit dhe përpjekjet për të ndryshuar këtë limit u bllokuan në Parlament. Dhe në fakt, ndjekja dhe zbatimi i parimeve kushtetuese dhe parimeve universale është një nga parimet e qeverisjes së mirë, një parim të cilin për hir të së vërtetës në shumë vende të industrializuara e zbatojnë.

Dëshirë për të mësuar dhe eksperimentuar

Pasuesja e Lulas, ish-luftëtarja guerrilase, Dilma Roussef, e mori detyrën e Presidentes së vendit në 2011. Në shumë mënyra ajo nuk ngjan aspak me natyrën karzimatike dhe popullore të Lulas. Është shumë më e përqendruar, i pëlqejnë shumë detajet dhe është tërësisht e përfshirë në punën e saj. Ajo që në fillim e bëri të qartë se ajo priste që të gjithë ata që ishin rreth saj ta merrnin punën me shumë seriozitet, me atë seriozitet që e kishte marrë edhe ajo. Kështu ndryshoi oraret e mbledhjeve dhe ditët e punës duke përfshirë edhe të shtunën, madje edhe të dielën. Ndryshe nga Lula, që aktualisht është duke u jetuar për pak nder dhe është 66 vjeç, Rouseff nuhati menjëherë shenjat e para të korrupsionit në qeveri dhe pushoi nga puna 6 ministra të kabinetit qeveritar. Presidentja e re ka edhe një kujtesë shumë të mirë sidomos për statistikat dhe në përgjithësi për gjithçka që kalon nëpër duar dhe që dëgjon. Strategjitë e saj janë ato që kanë dalë në ballë të debatit global për qeverisjen e mirë: puna politike dhe profesionale, dëshira për të eksperimentuar dhe aftësia dhe dëshira për të mësuar. Ajo çka Presidentja e re mësoi nga përvoja e saj gjatë viteve të qeverisjes së Lulas, gjatë të cilave ka qenë ministër i energjisë dhe shefe e stafit, është te mësimet që të tjerët kanë nxjerrë nga globalizmi. Ndryshe nga republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo shumë neoliberalë në Europë, Rousser beson në përfshirjen e qeverisë, në politikat aktive industriale të hartuara prej saj dhe në aplikimin e taksave në mënyrë inteligjente dhe në rritjen e tyre, nëse do të gjykohet e nevojshme. Transaksionet financiare janë bërë tani në këtë vend subjekt i taksimeve të shumta dhe një taksë e veçantë prej 1.5% është vendosur ndaj pagës së çdo njeriu për të mbështetur artin dhe kulturën në vend

Historia më e suksesshme e globalizimit

Pavarësisht ndërhyrjes së pamëshirshme të qeverisë, rregullave dhe taksave, biznesmenët e Brazilit nuk kanë se përse të ankohen. Korporatat më të mëdha në vend janë shndërruar në lidere botërore në fushën e bujqësisë. Asnjë kompani tjetër në botë nuk prodhon një përqindje të lartë soje si Amaggi Group, me qendër në Brazilin Qendror. Gjiganti i etanolit në Sao Paulo e ka kaluar për nga prodhimi kompaninë gjermane Sudzucker AG. Multinacionalja belg-braziliane, Inbev, është tani prodhuesja më e madhe e birrës në vend. Dhe Brazili është duke bërë emër vetë edhe në fushat e konsumit të mallrave si ato të teknologjisë së lartë.

Modeli i këtij vendi amerikano-jugor është pa dyshim një nga historitë më të suksesshme të globalizimit dhe ky vend ka dalë nga kriza e vitit 2008 shumë më i fortë dhe më i pasur. Monedha e Brazilit konsiderohet sot si një nga më të fuqishmet në botë që mund të jetë një ankth dhe kjo jo vetëm për turistët e huaj. Brazili është një treg shumë i madh edhe për Kinën, një tjetër vend me një zhvillim marramendës dhe një vend i të njëjtit grup pra, BRIC. Kështu, për shembull, tre të katërtat e produkteve që janë shitur gjatë festivalit të karnavaleve të Brazilit kanë qenë nga Kina.

Burimi i naftës

Nafta, i njëjti burim pasurie që është shndërruar më shumë në mallkim sesa bekim për vendet që e kanë dhe që shpesh çon në atë që quhet qeverisje e keqe mund të luajë ndërkohë një rol të rëndësishëm edhe në vetë të ardhmen e Brazilit. Brazili është një vend me burime të mëdha natyrore. Ai ka pyje të shumta, që priten dhe keqtrajtohen në mënyrë të paligjshme nga grupe mafioze të cilat as vetë administrata e Presidentes së re nuk ka mundur që ti mposhtë ende. Brazili ka edhe më shumë se gjysmën e tokës së  bukës në kontinent, si dhe është i pasur me minerale, hidrokarbure, gaz natyror dhe naftë. Vetëm gjashtë vjet më parë u gjetën shumë depozita të reja dhe të pasura me naftë në ujërat që lagi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›