Londër 2012 uli siparin me një party salsa pop-rock
Me një mbrëmje festive, u mbyll edicioni i 30 i Lojërave Olimpike
Ka ulur mbrëmë siparin ajo që quhet Olimpiada më e gjelbër e historisë. Gjithçka është bërë nëpërmjet një ceremonie mbylljeje madhështore për Lojërat Olimpike të 30 Londër 2012, në Olympic Park. Drejtori i saj artistik, Kim Gavin, e ka përkufizuar shou më i mirë i mbylljes i realizuar deri tani. Një ngjarje që Sebastian Koe, presidenti i Komitetit Organizator të Lojërave, e ka përmbledhur me fjalët “party, party party!”, duke lënë të kuptohet se ishte një festë vërtet e madhe. Vetëm pak javë më parë ishte Deni Bojli që i dhuroi botës performancën më të mrekullueshme në atë që u quajt hapa më sugjestionuese e të gjitha kohërave. Për organizimin e kësaj ceremonie morën pjesë 4100 artistë, mes të cilëve 3500 vullnetarë dhe 380 studentë. Për të shoqëruar gjithë ceremoninë ishte Orkestra Simfonike e Londrës. Ceremonia nisi në orën 22:00. Protagonistja absolute e saj ishte muzika. Titulli i mbrëmjes, A symphony of british music, tregonte atë që pritej nga 80 mijë të pranishmit dhe milionat e telespektatorëve, që e ndoqën ceremoninë në TV: një udhëtim në 50 vitet e fundit të historisë së muzikës nën kujdesin e Junion Xhek. Një listë e madhe artistësh u ngjitën në skenë dhe kënaqën gjenerata të tëra të pasionuarish. Ishin legjendat e rokut të viteve 60 e 70 si The Who, tre mbretëreshat e padiskutueshme të muzikës pop britanike si Spice Girls (me Viktoria Bekam, që i zuri vendin burrit të saj Dejvid, njërit prej protagonistëve të ceremonisë së hapjes). Duartrokitjet e publikut ishin edhe për Queen me një homazh special për Fredi Merkuri, Xhorxh Majkëll, Muse, Fatboy Slim, idhujt e adoleshentëve One Direction, Eni Lenoks, Liam Gallager, Rolling Stones, Madness, Pink Floyd dhe Pet Shop Boys. Në dyshim ishte pjesëmarrja e Take That, bandës historike të djemve që ndezën zemrat e adoleshentëve në të gjithë botën në vitet ’90. Në fakt, këngëtari i grupit, Gari Barlou, më 4 gusht humbi të bijën, Poppy, që lindi e vdekur. Fansat e Bitëllsave iu gëzuan edhe në mbyllje të Lojërave zërit të Pol MekKartnej, i cili i kishte dhuruar publikut një version origjinal të Hey Jude. Në radhët e para të Olympic Park ishin ulur 10 mijë e 800 atletë, që kishin garuar dhe që sfiluan të gjithë së bashku përpara publikut, nën pesë unazat olimpike dhe jo pas flamujve kombëtare, siç e do tradita tashmë e konsoliduar dhe e iniciuar në Lojërat e Melburnit më 1956. Prezente ishte edhe mbretëresha Elisabeta II, që më 27 korrik pati një eksperiencë fantastike në krah të Daniel Kreig, duke u bërë, edhe pse vetëm për një natë, vajza e re Bond, e pasionuar pas hedhjes me parashutë dhe me një sens ironie, që dukej se i përkiste. Ceremonia i dha hapësirë edhe Rio de Zhaneiros, që në 2016-n do të presë edicionin e 31 të Lojërave. Së bashku me atë të Greqisë, vendlindjes së Olimpiadës, e të Britanisë së Madhe, vendit mikpritës, në stadium u dëgjua edhe himni brazilian, për një kalim simbolik të stafetës. Për të mbyllur ceremoninë ishin Zhak Rozhe, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dhe Sebastian Koe, shef i Komitetit Organizator të Lojërave.
Detaje
Party show - Shou më i mirë i mbylljes i realizuar deri tani, e përkufizoi drejtori artistik, Kim Gavin, i cili sfidoi kështu hapjen fantastike nga ana e Deni Bojlit
Protagonistët - Për organizimin e kësaj ceremonie madhështore për mbylljen e Olimpiadës Londër 2012 morën pjesë 4100 artistë, mes të cilëve 3500 vullnetarë dhe 380 studentë
Rio 2016 - Në stadiumin Olympic Park, në sytë e 80 mijë të pranishmëve, pati hapësirë edhe për Rio de Zhaneiron, që në 2016-n do të presë edicionin e 31 të Lojërave Olimpike
Klasifikimi i Medaljeve
Shteti Ar Argj. Bronz Total
1. SHBA 46 29 29 104
2. Kina 38 27 22 87
3. Britania e M. 29 17 19 65
4. Rusia 24 25 33 82
5. Koreja e J. 13 8 7 28
6. Gjermania 11 19 14 44
7. Franca 11 11 12 34
8. Italia 8 9 11 28
9. Hungaria 8 4 5 17
10. Australia 7 16 12 35
11. Japonia 7 14 17 38
12. Kazakistani 7 1 5 13
13. Holanda 6 6 8 20
14. Ukraina 6 5 9 20
15. Kuba 5 3 6 14
16. Zelanda e Re 5 3 5 13
17. Irani 4 5 3 12
18. Xhiamajka 4 4 4 12
19. Rep. CCeke 4 3 3 10
20. Koreja e V. 4 0 2 6
21. Spanja 3 10 4 17
22. Brazili 3 5 9 17
23. Bjellorusia 3 5 5 13
24. Afrika e J 3 2 1 6
25. Etiopia 3 1 3 7
26. Kroacia 3 1 2 6
27. Rumania 2 5 2 9
28. Kenia 2 4 5 11
29. Danimarka 2 4 3 9
30. Azerbaixhani 2 2 6 10
31. Polonia 2 2 6 10
32. Turqia 2 2 1 5
33. Zvicera 2 2 0 4
34. Lituania 2 1 2 5
35. Norvegjia 2 1 1 4
36. Kanada 1 5 12 18
37. Suedia 1 4 3 8
38. Kolumbia 1 3 4 8
39. Gjeorgjia 1 3 3 7
40. Meksika 1 3 3 7
41. Irlanda 1 1 3 5
42. Argjentina 1 1 2 4
43. Serbia 1 1 2 4
44. Sllovenia 1 1 2 4
45. Tunizia 1 1 1 3
46. Rep. Dominikane 1 1 0 2
47. Trinidad&Tobago 1 0 3 4
48. Uzbekistan 1 0 3 4
49. Letonia 1 0 1 2
50. Algjeria 1 0 0 1
51. Bahamas 1 0 0 1
52. Grenada 1 0 0 1
53. Uganda 1 0 0 1
54. Venezuela 1 0 0 1
Medaljet
Përmbysen rolet në krahasim me Pekin 2008. Britania merr vendin e tretë
SHBA-ja, padrone e Olimpiadës, fiton duelin e zjarrtë me Kinën
Është mbyllur edhe dita e fundit e edicionit të 30 të Lojërave Olimpike Londër 2012 dhe tashmë është zyrtare: SHBA-ja e ka fituar këtë ngjarje të madhe sportive. Amerikanët kanë kaluar barrierën e 100 medaljeve, pasi aktualisht numërojnë 104 medalje në total, ndërsa janë ngjitur në 46 të arta, plot 8 më shumë sesa Kina e vendit të dytë. Që nga Olimpiada e Pekinit 4 vjet më parë, rolet kanë ndryshuar, duke u kryer një rokadë në krye. SHBA-ja ka koleksionuar gjithashtu edhe 29 të argjendta dhe po aq edhe të bronzta. Diferenca mes dy vendeve kryesuese është bërë pikërisht në ditët e fundit të Olimpiadës. Fillimet ishin pozitive për Kinën, e cila ka mbajtur kreun e klasifikimit për shumë kohë, por në katër ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e barazuan dhe e parakaluan bindshëm. Kina, me 38 medalje të arta (87 në total), nuk mundi të mbante ritmin e amerikanëve. Ky ishte edhe një ndryshim i hapit në krahasim me Lojërat Olimpike Pekin 2008, ku përpara publikut të tyre aziatikët dominonin me 51 të arta kundrejt 36 të SHBA-së. Në vendin e tretë, e sigurt është Britania e Madhe (65 medalje: 29 të arta, 17 argjendi dhe 19 bronzi), që ka zhvilluar Lojërat Olimpike më të mira në histori, edhe pse nuk