Transferohet në spitalin e burgut vrasësi i foshnjës
TIRANE-Hysen Biba, burri që hodhi nga ballkoni i maternitetit foshnjën tri ditëshe pasi dyshonte për atësinë, është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë. Gjendja e tij mendore dhe psikologjike mesa duket nuk ka qenë e mirë, ndaj për këtë shkak kuksiani ndaj të cilit gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" është transferuar për t'u mjekuar, pasi është parë si rrezik për të paraburgosurit e tjerë.
Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë se Hysen Biba ndodhet në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë duke marrë mjekim, për shkak se ka shfaqur shenja paqëndrueshmërie. Zyrtarë të prokurorisë thanë se nuk është marrë ndonjë vendim prej tyre për kryerjen e ekspertizës mendore, për të përcaktuar nëse Hysen Biba vuan ose jo nga ndonjë çrregullim. Një vendim i tillë pritet të firmoset në shtator, atëherë kur trupa e prokurorëve të rinisë punën, pas pushimeve verore. Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur ta "kyçë" Bibën në ambientet e spitalit të burgut, për shkak të problemeve që ka shfaqur. Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë se nuk është përcaktuar sesa kohë do të qëndrojë Biba në spitalin e burgut, pasi kjo varet nga gjendja e tij. Në fakt, që në krye të herës kur ndodhi ngjarja e rëndë, avokati i Bibës kërkoi që i mbrojturi prej tij t'i nënshtrohej ekspertimit mendor, duke ngritur pretendimin se ai e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psiko-logjike. Ndërsa familjarët e Bibës thanë se i afërmi kurohej për depresion. Pavarësisht deklaratave dhe tentativave për ta "shpëtuar" Hysen Bibën nga një dënim i rëndë, për shkak të problemeve mendore, ende ekspertët e Mjekësisë Ligjore, nuk e kanë verifikuar një gjë të tillë.
Vetëm në shtator do të mësohet e vërteta nëse Biba vuan apo jo nga ndonjë çrregullim. Për momentin ai ndodhet në Spitalin e burgut duke marrë kurim për shkak se ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore dhe është parë si kërcënim për të paraburgosurit e tjerë. Hysen Biba ra në pranga mbrëmjen e 30 korrikut, pak orë pasi hodhi foshnjën nga kati i katërt i maternitetit "Koço Gliozheni" në Tiranë pas një zënke me të shoqen. Foshnja tri ditëshe e seksit mashkull gjeti vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet e para rezulton se Biba e hodhi foshnjën pasi dyshonte për atësinë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)