E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i Facebook nuk i pëlqen askujt

SHBA, 22 tetor NOA - Ndërfaqja e re e Facebook duhet thënë se nuk po pëlqehet nga askush. Disa javë më parë rrjeti social kalifornian papritur ka ndryshuar aspektin dhe funksionalitetin e faqes së tij.
Duhet pohuar se ajo çka pritej nga përdoruesit nuk ka ardhur.
Shumë herë ndodh që një ndryshim në faqet e uebit t ketë reagimin konstant, "ishte më mirë më parë", por që këtë herë ky reagim ka kaluar çdo kufi të imagjinueshme.
E përditshmja Republika ka përcjellë disa rezultate të një sondazhi të kryer në blogMashable, sipas të cilit 75% e fansave të Facebook e urrejnë këtë ndryshim dhe këtë dizajn të ri.
Një rezultat negativ vjen dhe nga siti i sondazheve Sodahead: 86% e dënojnë këtë ndryshim.
Në lidhje me këtë çështje ka shkruar një editorial dhe David Pogue në "New York Times", i cili ka shkuar se rreth 94 % e përdoruesve aprovojnë mendimin se ndryshimi i rrjetit social është më i keq nga versioni i mëparshëm.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›