E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj debat ne Kombinat


Në përfundim të turit nëpër Shqipëri, nga ku deputeti socialist Arben Malaj ka prezantuar platformën për modernizimin e PS, mbrëmjen e së premtes i shoqëruar edhe nga deputeti Andis Harasani,  ata janë takuar me banorë të Kombinatit në Tiranë.

Sikurse edhe në takimet e tjera deputeti Malaj ka kritikuar lidershipin e PS për mënyrën e drejtimit të kësaj partie dhe për nevojën, sic tha Malaj, të reformimit të partisë në bazë të meritokracisë e jo të influencave negative të biznesit.

“Është e pafalshme që Partia Socialiste të jetë e vonuar në krijimin e modelit pozitiv. Aq sa në lidershipin e kesaj partie shohim që ka humbur guximi për të debatuar, për të bërë mirë në këtë vend, aq sa u arrit që bashkë me Partinë Demokratike të bëheshin rreth 130 deputetë, që ndryshonin kushetutën e tyre dhe t’i jepnin pushtet  absolut Sali Berishës si Kryministër i vendit dhe Edi Rama të merrte pushtet absolut në Partinë Socialiste, me sistemin e listave të mbyllura. Për çfarë u shërbeu ky unitet dhe bensikëri shqiptarëve? Pse pikërisht një vit e gjysmë që pasi e ndryshuam me aq shumë solidaritet sot themi që kemi bërë gabim? A mund t’i lejohet një lideri politik që thjesht të gjej kompromisat e rastit që e lejojnë ta kontrollojë më mirë partinë e tij dhe kur ajo nuk e çon në një fitore politike të kujtohet që paska bërë një gabim?”, u shpreh deputeti i PS, Arben Malaj.  

Në momentin kur pjesëmarrësit kanë nisur t’i drejtojnë pyetje dy deputëve disa prej të pranishmëve kanë shprehur shqetësimin me pretendimin se në sallë ndodheshin simpatizantë të LSI-së dhe PD.

Përballë situatës së krijuar deputetët Malaj dhe Harasani kanë preferuar ta ndërpresin takimin në mënyrë që situata mos të përshkallëzohej.

Jashtë ambienteve të sallës u vunë re tentativa për përplasje mes grupe të pranishmëve në sallë, por prezenca e menjëhershme e forcave të policisë ka shmangur incidentet.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ka vendosur të ngrejë një padi ndaj gazetës prestigjoze italiane “La Repubblica” për shpifje. Berisha përuron rrugën e Labinotit
Kryeministri Sali Berisha u ngjit deri në zonën e Labinotit, një komunë e thellë por piktoreske, në qarkun e Elbasanit, ku është inauguruar rruga me gjatësi 8 kilometra dhe u vjen në ndihmë banorëve të 5 komunave përreth. PS zgjedh delegatët
Nën moton 'Një anëtar, një votë', në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, gjithcka është gati për të nisur te shtunën  votimin përzgjedhës, të 800 delegatëve pjesëmarrës, në kongresin e 5 Nëntorit. Janë 385 njësi zgjedhore në të gjithë Shqipërinë ku do të kryhet procesi votimit. Kërcënohet Taulant Balla
Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Zgjerohen përmasat e skandalit mbi takimin e Valter Lavitola-s me shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj italiane Ilir Meta dhe Franco Frattini, në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë, në kuadrin e një vizitë zyrtare me 21 tetor të vitit 2009.

Lajmet kryesore

Orët e fundit të marinarëve turq
Dëshmitë e pasagjerëve të tragetit që përplasi anijen
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›