Ndryshimi i Sam

Sam Childers është një diler i drogës dhe anëtar i bandës së motoçikletave të Pensilvanisë, por do të largohet për një moment pas një bisede fetare që ka dhe që nga aty do të largohet për të ndihmuar jetimët në luftën e Afrikës Lindore.
Paraqitja e afërt e tij si humanist e bën atë pak a shumë ortodoks, nëse themi në këtë mënyrë. Më shumë se duke qëndruar ai do të luftojë, pasi që ishte mësuar shpeshherë me beteja, kryesisht kundër Armatës së Rezistencës së Lordit, një polici që udhëhiqej nga Joseph Kony, që kishte terrorizuar tërë Ugandën veriore dhe Sudanin Jugor.
Por, kjo do të mund të shpjegohet në terma filmikë që tregimi i Childers është aq mirë sa të jetë i vërtetë. “Machine Gun Preacher” me regji të Marc Forster dhe me rolin kryesor të Gerard Butler ilustron në disa mënyra këtë tregim të tmerrshëm që mund të mendojë dikush se është film i keq, pavarësisht përkushtimit të aktorëve kryesorë.
Tregimi i shkruar nga Jason Keller anon nga ata filma të cilët dëshirojnë që në të të paraqesin jetën e komplikuar politike dhe etike, degë që është e vështirë të pajtohen me njëra-tjetrën, pavarësisht personalitetit të heroit të filmit.
Film ishte kandidat për Globin e Artë!
Shumë është thënë se ai është bazuar në historinë e vërtetë dhe të jashtëzakonshme të Sam Childres, një ish krimineli që vendosi të braktiste jetën e vjetër dhe t’i dedikohej Zotit, edhe pse është kështu, por mënyra e ndërtimit është më ndryshe.
Në kërkim të një jete të re, Sam shkoi në Sudan ku filloi edhe misionin që ka frymëzuar miliona njerëz për të shpëtuar fëmijët e përdorur si ushtarë lufte.
Pjesa e parë e këtij filmi më shumë flet për zgjimin shpirtëror të Sam, që është i fuqishëm përderisa ai shkon tek filmat realistë sikurse kishim “Monster Ball” muaj më parë.
Pasi lirohet nga burgu, Sam kthehet në shtëpi tek gruaja e tij Lynn (Michelle Monaghan) dhe vajza e tyre, Paige, dhe dëshiron t’i kthehet jetës së tij të vjetër, jetës së zullumqarit. Ai është edhe gojështhurur dhe një racist, nuk sillet mirë më familjen e tij bashkë me shokun e tij Donnie (Michael Shannon) kalojnë shumicën e kohës duke pirë heroinë dhe duke u marrë me drogë.
Mirëpo, një të diel në mëngjes, pas një nate brutale plot krim dhe shthurje, Sam shkon në kishë me Lynn, nënën e tij dhe pranon besimin. Pas kësaj, gjithçka ndryshon. Ai fillon një biznes të konstruksionit dhe pastaj bën një udhëtim të shkurt për në Afrikë, ku vendos që të ndërtojë një jetimore për jetimët që vinë nga zonat e luftës.
A mund të jetë ai edhe një besimtar në Zot edhe njeri i dhunës? Titulli provokues i filmit insiston se përgjigja është “po”, por mandej filmi ngec në dykuptimësi që shfaqen të paafta për atë se kujt i adresohen.
Ndonjëherë sa paraqitet si i ndëshkuar dhe pendimi është misioni i tij në Afrikë, ku lë edhe familjen e tij vetëm që të kryejë akte morale.
Kjo për shkak se Butler ndoshta ende nuk ka hyrë brenda konceptit të karakterit të tij dhe atë se çfarë ai kishte ndjerë. Emocionet e tij megjithatë janë të rëndësishme dhe në disa momente shikuesi do të kënaqet duk e parë atë, pasi që ai e bën Samin të madh, por në disa momente edhe të atillë siç është, pra të keq. Ai ulet në kishë, vetullngrysur, i jarguar dhe pastaj kthehet në besim. Më vonë ai prapë është vetullngrysur dhe jargon kur sheh shumicën e atyre vrasjeve në Sudan.
Në fund të filmit, me një aftësi tipike kemi ndryshim emocioni dhe do të shikoni se si një aktor mund të luajë fytyra e tij. Sepse në fund do të kemi më të vërtetë zgjimin e një “Mitrolozi” që më të vërtetë i jep atij një ngjyrë aksioni me klishe sentimentale, që e bëjnë filmin shumë interesant.
Edhe këtë film do të mund ta shikoni në DigiGold, përderisa atë në Kosovë e sjell kompania IPKO. Ai pa përcjelljen e prindërve mund të shikohen nga personat mbi moshën 17 vjeçare.
--------
MACHINE GUN PREACHER
Regjia: Marc Forster; skenari; Jason Keller; drejtor i fotografisë: Roberto Schaefer; montazha: Matt Chesse; muzika: Chris Cornell; Dizajner: Philip Messina; kostumet: Frank L. Fleming; producetë: Forster, Craig Chapman, Gary Safady, Robbie Brenner dhe Deborah Giarratana; distributor: Relativity Media. Kohëzgjatja: 2 orë 3 minuta.
Aktorë: Gerard Butler (Sam Childers), Michelle Monaghan (Lynn), Michael Shannon (Donnie), Kathy Baker (Daisy), Souleymane Sy Savane (Deng), Ryann Campos (Young Paige) dhe Madeline Carroll (Paige).