Pique thërret Songun

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique i ka bërë thirrje mesfushorit të Arsenalit, Alex Song të transferohet në Nou Camp. Gjiganti katalan ka shprehur interesim për transferimin e Songut dhe Pique i është bashkuar thirrjeve për ardhjen e kamerunasit.
“Song është futbollist i mirë me aftësi mbresëlënëse fizike dhe teknikë të mirë”, tha Pique për të përditshmen sportive katalane El Mundo Deportivo. “Nëse vjen këtu, nga ajo që kam lexuar duket se mund të ndodhë, atëherë jam i lumtur tija jap mirëseardhjen”, u shpreh ai.
Deklaratat e Piques mund të zgjojmë zemërim te tifozët e Arsenalit pasi komentet e ngjashme nga futbollistët e Barcelonës ndihmuan transferimin e Cesc Fabregasit nga Londra në Nou Camp, verën e shkuar.