Ndryshimi i kodit zgjedhor, apel dhe kushte
Kjo e fundit duket se nuk do të ndryshojë qëndrim për sa i përket transparencës së votimeve, duke mos dhënë kështu votat e saj për këto ndryshime.
Madje selia rozë ka kërcënuar se mund të bojkotohet sërish Kuvendi nëse nga maxhoranca nuk do të ketë lëshime. Deputeti Bledi Klosi, ka deklaruar se socialistët duhet të rishikojnë marrëdhënien e tyre me Parlamentin.
Një ditë më parë, kryeministri Berisha, apeloi për bashkëpunim, ndërsa sot ky apel është përforcuar edhe nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta, njëkohësisht numri dy i qeverisë. Megjithatë, opozita është shprehur në mënyrë të vazhdueshme se nuk do të jap votat e saj ndaj këtyre reformave, për sa kohë që nuk është realizuar transparenca e zgjedhjeve.
“Më pak se një vit kur qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, është urgjente përqendrimi tek përmirësimi i kodit aktual zgjedhor dhe sidomos pasja në konsideratë e punës së këtij komisioni. Por mundësisht sa më shpejt dhe një komision gjithëpërfshirës parlamentar dhe jashtëparlamentar, duke lexuar me vëmendje rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri ën amendamente dhe në koncepte të qarta që garantojnë një transparencë të plotë të padiskutueshëm dhe të pakontestueshëm të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë”, deklaroi sot kreu i LSI-së, Meta.
Ai ishte i pranishëm gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI. Për Metën, apeli i ndërkombëtarëve është i qartë dhe ai duhet të nisë të zbatohet sa më parë, megjithëse ndërkombëtarët kanë bërë apel edhe për hetimin e zgjedhjeve, gjithsesi duke theksuar “mbi Kushtetutën”. Në këtë kontekst, zv/kryeministri është shprehur se puna për këtë reformë duhet të nisë sa më parë dhe nuk duhet të lihet në momentet e fundit, pasi zgjedhjet lokale po afrojnë.
Për realizimin e kësaj reforme, edhe pse tashmë ka një numër të kufizuar të forcave politike për shkak të “goditjes” që bëri Kodi i zbatuar në zgjedhjet e shkuara, Meta ka theksuar se për hartimin e reformës së re sipas tij, duhet të bëhet me gjithëpërfshirje.
“Që reforma të jetë e plotë, duhet të kemi parasysh gjithëpërfshirje jo vetëm të të gjitha forcave politike që janë në parlament, por edhe ato që janë jashtë tij, aq më shumë të të gjithë aktorëve të rëndësishëm të cilët kanë qenë të angazhuar me zgjedhjet, me transparencën e tyre, që janë element kyç i të gjithë demokracisë dhe i sistemit tonë demokratik”, u shpreh Meta.
Më parë, gjatë një konference shtypi, socialistët me anë të deputetit Tualant Balla, e bënë të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim pa u zhvilluar më parë hetimi i zgjedhjeve. Ai u shpreh se Berisha kërkon që të harrohet ajo që ndodhi një vit më parë, për t’u grabitur atyre më pas gjithçka: troje, paga, pensione, fonde publike.
“Sali Berisha na tha dje se pasi e vodhi mandatin e dytë, do të vazhdojë ta përdorë pushtetin për të grabitur Shqipërinë mbarë, për të rrënuar ekonominë, për të asfiksuar drejtësinë dhe për të shtypur median e lirë.është më se e qartë se plaku Sali e ka humbur toruan nëse shpreson seriozisht se opozita shqiptare do të heqë dorë nga kauza e saj për t’i lejuar një kryehajduti të shndërrohet në mbretin e pashpallur të këtij vendi”, deklaroi ai.
Në vijim të reagimeve, Partia Socialiste me anë të zëdhënëses Armela Imeraj, iu përgjigj ftesës së Metës për reformën zgjedhore, duke nënvizuar se nuk mund të ketë komisione dhe reformë zgjedhore pa u bërë më parë transparenca.
“Ta harrojë Ilir Meta dhe Sali Berisha se mund të ketë komisione dhe reformë zgjedhore pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të kaluara. Ata që shkelën kodin dhe ligjin e që tani po shkelin kushtetutën duke mohuar transparencën, duhet ta kenë të qartë se çdo gjë fillon me kryerjen e transparencës dhe zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit shkua”, tha zëdhënësja e selisë rozë. /S.Lleshi/