Krijohet Agjencia e Zhvillimit të Investimeve
Në vazhdimësi të reformave ekonomike që kanë të bëjnë me nxitjen, mbështetjen dhe shërbimet ndaj investimeve të huaja dhe vendase, Task-Forca shqyrtoi dhe vendosi të propozojë në Këshillin e Ministrave projektligjin e ri për krijimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Projektligji vjen si rezultat i konsultimeve të gjera me të gjitha institucionet dhe grupet e interesit dhe nëpërmjet tij rregullohet organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
Kryeministri Berisha paraqiti situatën ekonomike si dhe theksoi se "është bërë domosdoshmëri drejtimi institucional i investimeve të huaja dhe vendase, si dhe orientimi e shërbesa ndaj tyre".
"Reforma rregullatore në fazën e sotme më të zhvilluar adreson probleme të mbështetjes institucionale të investimeve dhe sipërmarrjes në Shqipëri, në aspekte shumëdimensionale. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare i ka dhënë dhe do të vazhdoje t`i japë një rëndësi shumë të madhe tërheqjes së Investimeve të Huaja Direkte, si dhe rritjes së konkurueshmërisë së ekonomisë shqiptare", tha kryeministri Berisha.