E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i modelit ekonomik nis nga arsimi

Konferenca shkencore debati mes eksperteve mbi gjetjen e skemave te reja ekonomike

Duket se ekonomia shqiptare ka ndalur ne stacionin e fundit te tranzicionit 20-vjecar dhe tashme eshte e nevojshme te gjendet rruga ku duhet ecur perpara. Deri sot kemi vepruar duke ju bazuar parimit te tregut te lire por pa pasur nje ide te qarte se deri ku do te shkojme. Perfundimi i rreth 20 kumtesave analizave dhe studimeve te paraqitura dje ne konferencen shkencore Drejt modelit te ri te zhvillimit ekonomik organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqiperise Akademia e Shkencave dhe gazeta Shqip doli me nje emerues te perbashket Arsimi. Te disa prezantues rendesia e arsimimit ishte me e theksuar ne analizen e tyre. Per rreth 9 ore rresht u sollen shembuj te ndryshem te modelit ekonomik si duhet ndryshuar ai nese duhet hartuar nga e para apo adaptuar. Ne fund palet rane dakord se vendi yne duhet te drejtohet nga nje skeme e re zhvillimi ekonomik te qendrueshem.

Nevoja per arsim

Akademiku i asociuar ish-minister dhe rektor i Universitetit Mesdhetar qe ishte promotori i forumit Anastas Angjeli shtroi disa ceshtje per diskutim ku nder me te rendesishme dhe qe kerkonte vemendje ishte dilema nese ka perfunduar tranzicioni ekonomik i Shqiperise cilat jane arritjet kryesore gabimet deshtimet dhe sfidat e se ardhmes.

Megjithate duke u ndalur tek elementi me i rendesishem si pjese perberese e modelit qe duhet te ndjekim arsimi per Angjelin duhet te riorientohet me mire tregu arsimor i edukimit profesional universitar dhe pasuniversitar. Te rritet performanca e sistemit arsimor dhe zhvillimi teknologjik te zhvillohet e persoset me tej tregu i punes me synim zbutjen e fenomenit te papunesise si nje nga problemet me te medha dhe me te renda sociale te saj tha Angjeli.

Ceshtja e arsimimit ne vend si kusht per tu zhvilluar ekonomikisht dhe per te qene konkurrues ishte pjese e propozimeve te dhena nga kryetari i Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve Majkell Granof. Ne fjalen pershendetese te tij u vu ne dukje zhvillimi i te gjithe segmenteve qe prek arsimi ne vend duke nisur me sistemin 9-vjecar gjimnazet universitetet pasuniversitetet. Eumlshte thelbesore per zhvillimin e bizneseve te reja dhe teknologjise ashtu edhe per te terhequr investimet e huaja tha Granof.

Lidhur me debatin e arsimit ne zhvillimin e vendit ne kuader te hartimit te modelit te ri kumtesa e paraqitur nga pedagogia Kozeta Sevrani me temen Mosha e internetit edukimi teknologjia dhe inovacioni e vinte theksin te stadi aktual i nivelit arsimor ne vend dhe nevojes per inovacione. Niveli i dobet e tregtise me jashte konkurrenca jo efikase dhe situata aspak pozitive me investimet e huaja ne raport me vendet e rajonit jane te lidhura ngushte me arsimin ne vend forcen punetore kualifikuese teknologjine dhe inovacionin. Sot shikojme akoma e me shume nje frekuentim teper modest te shkollave profesionale tha Sevrani duke sugjeruar adaptimin e modelit amerikan punesim cilesor investime ne inovacione-ide edukimin e brezit te ri dhe zhvillimin e teknologjise.

Sfidat e modelit

Nisur nga pervoja e tij disavjecare me financat e shtetit studimet etj. Anastas Angjeli pranon se debati per modelin e ri ekonomik te Shqiperise jo vetem qe nuk eshte i lehte por eshte me kompleks dhe i veshtire. Veshtiresia buron jo vetem nga e kaluara komuniste por edhe nga faktoret e zhvillimit te brendshem ekonomik si edhe ndikimi i krizes globale ne tranzicionin ekonomik te vendit thote Angjeli. Lidhur me tranzicionin ekonomik dhe stadin ku ndodhet ai akademiku i njohur thote ne fjalen e tij se ndodhet relativisht prapa sidomos ne ceshtjen e pronesise dhe te disa aspekte te rendesishme te funksionimit te ligjit dhe institucioneve te zhvillimit harmonik te ekonomise me rritjen e punesimit dhe uljen e varferise dhe vecanerisht te standardeve dhe cilesise se zhvillimit konkurrues te ekonomise. Kryetari i Akademise se Shkencave Gudar Beqiraj ne fjalen pershendetese analizoi periudhen e tranzicionit ekonomik ne vend duke evidentuar faktet pozitive qe solli per ekonomine e vendit ndersa per modelin e ri tha se duhet gjendur rruga e duhur per te pershpejtuar ritmin e transformimeve ekonomike shoqerore dhe kulturore. Objektivi themelor i ketij modeli duhet te jete shnderrimi i shpejte i vendit tone nga nje vend ne zhvillim ne nje vend te zhvilluar. Per kete e kemi detyre te kontribuojme te gjithe me dijet vizionet dhe perpjekjet tona dhe pjese e kesaj pergjegjesie kombetare dhe ketij kontributi shkencor e profesional eshte edhe kjo konference tha Beqiraj.

Investitoret e huaj

Kategoria qe e ndjen me teper ndryshimin e Shqiperise vecanerisht ne aspektin ekonomik jane investitoret e huaj qe prej shume vitesh jetojne ne vendin tone. Njeri prej tyre Stefanos Oktapodas drejtori i AMC-se qe mbeshteti konferencen vuri ne dukje dallimet e vendit tone ne 10-vjecarin e fundit. Padyshim qe Shqiperia ka ndryshuar ne nivele teper pozitive megjithate ka ende pune per te bere sidomos ne zbatimin e ligjit element ky teper i rendesishem sa vete ligji tha ai. Sipas Oktapodas per te thithur investime te huaj nuk mjafton vetem ulja e taksave por edhe zbatimi i tyre si dhe nevojitet hartimi i nje strategjie te qarte per investitoret e huaj ne menyre qe te kuptojne se ku duhet investuar dhe per cfare ka nevoje vendi.

Kurse kryetari i bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve Majkell Granof tha se Shqiperia ka ende sfida perpara. Me lejoni tju sugjeroj nje vendimmarrje me te kujdesshme per sa u takon politikave te kuadrit makroekonomik i cili duhet te jete i qendrueshem si dhe niveli i borxhit. Ndikimi i biznesit privat ne ekonomi duhet te jete me i forte. Ne SHBA pas krizes ekonomike jane marre disa reforma ku njera eshte kontrolli i vazhdueshem i sistemit ekonomik tha Granof.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›