E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese nje nisje e gabuar

Zgjedhja e kryetarit te ri te Gjykates Kushtetuese i dha fund nje polemike ne distance mes Presidentit te Republikes Kryetares se Kuvendit dhe mazhorances se drejtuar nga Partia Demokratike. Ne debat ishte e veshtire te dalloje qarte nese shqetesimi lidhej vertet me funksionimin e kesaj gjykate te rendesishme apo palet ishin duke negociuar indirekt per emrin e kryegjyqtarit te ri. Megjithate Bashkim Dedja ndonese nuk mori votat e opozites ne seancen plenare siguroi edhe miratimin e saj gjate shqyrtimit te kandidatures ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Paqja e arritur mes Presidentit Kuvendit mazhorances dhe opozites jepte shprese se Gjykata Kushtetuese me ne fund do te kishte mundesine te garantonte e qete respektimin e Ligjit Themeltar te shtetit. Por ditet e para ne detyre te Bashkim Dedjes nuk e lane te lulezonte nje shprese te tille. Kryeministria njoftoi pak dite me pare se shefi i qeverise kishte pritur ne nje takim kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Nje takim qe si ne forme dhe ne permbajtje hedh shume hije dyshimi mbi pavaresine e vertete te njeriut i cili drejton Gjykaten Kushtetuese.

Se pari Bashkim Dedja eshte detyruar te trokase ne zyren e Kryeministrit Berisha nje drejtues i rendesishem institucional dhe politik por pa asnje marredhenie ndervaresie me Gjykaten Kushtetuese. E vetmja pike ku Gjykata Kushtetuese dhe qeveria takohen eshte ajo e buxhetit dhe eshte paksa e veshtire te besohet se kryegjyqtari kushtetues trokiti ne zyren e Berishes per pagat e 10 shofereve.

Se dyti referuar njoftimit zyrtar Kryeministri Berisha e garantoi zotin Dedja per mbeshtetjen e plote te qeverise per Gjykaten Kushtetuese ne respekt te kuadrit kushtetues dhe institucional. Ne fakt qeveria per te garantuar respektimin e Kushtetutes vec ceshtjes se buxhetit ka ne dore vetem zbatimin e Ligjit Themeltar dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese. Deri me sot ekzekutivi nuk ka qene shembulli me i mire ne kete drejtim dhe ndoshta Bashkim Dedja mund te jete ne dijeni te nje fakti te tille.

Se treti vete qeveria dhe Kryeministri Berisha jane aktualisht pale ne disa ceshtje qe po shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Pas takimit Berisha-Dedja qe nuk ishte thjesht ceremonial eshte e pamundur te mos dyshosh ne paanesine e kesaj gjykate nje element themelor ne dhenien e vendimeve te drejta. Nen shembullin e Bashkim Dedjes gjyqtari i ceshtjes per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha mund te shkoje befas te vizitoje Arben Sefgjinin ne zyren shteterore ku ai ushtron funksionin si drejtues i Sherbimit te Proves. Me tej veshtire se mund te flisnim per nje gjykim te baraslarguar nga palet.

Se katerti eshte domethenese edhe menyra e zgjedhur per ta publikuar zyrtarisht takimin mes Kryeministrit dhe kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Zgjedhja e bere per te publikuar permbajtjen e bisedes foto dhe filmime te nje takimi buzagaz mes Sali Berishes dhe Bashkim Dedjes duket se synon te jape nje mesazh te qarte te gjithkush qe mund te ankohet kunder qeverise. Sot eshte me e veshtire se me pare te shpresohet se nje vendim i Keshillit te Ministrave apo ligj i miratuar prej mazhorances te mund te rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese. Ligji i shumedebatuar i pronave apo debati i lidhur me hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare jane ceshtjet me te rendesishme per te cilat mund te pyeten gjyqtaret kushtetues. Ngarkesa politike qe kane keto dy ceshtje eshte maksimale dhe Bashkim Dedja nuk po ben maksimumin per te demonstruar pritshmeri pozitive nga publiku per nje gjykim te drejte te paanshem dhe te pavarur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›