Ndryshimi i procedurave te pasaportave

E enjte 05 Janar 2012 2045
PASAPORTAT BIOMETRIKEPerfaqesuesit e opozites ne Komisionin e sigurise i kerkojne ministrise se brendshme informacion mbi numrin e sakte te pasaportave biometrike me te dhena te falsifikuara.
Nenkryetari i komisionit Ilir Gjoni tha per Vizon Plus se duke marre shkase nga rastet e fundit i kane derguar ministrit Nishani nje kerkese per te informuar me shkrim ne lidhje gjithe problematiken e paraqitur nga pasaportat gje qe e detyroi edhe vete ministrine te ndryshoje proceduren e pasjes me dokumentin biometrik. Ne muajin dhjetor gjate nje raportimi ne komisionin e integrimit e ministri i brendshem Nishani tha se ndryshimet jane perkohesisht duke pranuar rastet korruptive te punonjesve te firmes qe merret me prodhimin e tyre. Nderkohe procedura e re e pajisjes me pasaporte ka nisur te aplikohet qe prej dy muajsh. tashme qytetaret duhet te paraqiten ne komisariat per te marre formularin e identifikimit e me pas te aplikojne ne zyrat e gjendjes civile gje qe per disa prej tyre ka shtuar hallkat e burokracise. Te reklamuara si dokumente me siguri maksimale pasaportat biometrike e kaluan testin e falsifikimit ne rruge prej elementeve kriminale por jo ate te falsifikimit brenda zyrave te shtetit. Gjate vitit qe kaloi policia realizoi disa aksione pas ankesave te dhjetera qytetareve te cilet shkonin per te aplikuar per pasaporte e konstatonin se te dhenat e tyre ishin pervetesuar nga te tjere persona. nderkohe qe zyrtarisht thuhet se numri i tyre eshte mbi 500.ShareTweet