E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Moro: Të forcojmë marëdhëniet e shkëlqyera

Kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është takuar gjatë mbrëmjes së sotme me ambasadoren e Francës në Tiranë, Christine Moro.

Pasi i uroi suksese për vitin 2012-të, në punën e saj si përfaqsuese e Francës në vendin tonë, Meta vlerësoi mbështetjen e qeverisë franceze dhe theksoi se Franca vazhdon të mbetet partner kryesor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër ambasadorja franceze Christine Moron i ka vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet franko-shqiptare, ndërsa ka theksuar se prioritet i Francës do të jetë forcimi i lidhjeve ekonomike.
Ndërkaq të dy palët janë shprehur të gatshëm për forcimin e marëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›