Apple, shet 35 milion iPhone dhe 12.5 milion iPad në tre muaj
Për tre mujorin e katër të vitit 2011 besohet se Apple ka shitur 35 milion iPhone. Kjo pasi siç edhe mendojnë specialistë, iPhone vazhdon të jetë një konkurrent i fortë për telefonat Android edhe pse këta të fundit kushtojnë shumë më pak.
Gjithashtu Apple mendohet se ka korrur sukses edhe sa i takon shitjeve të iPad-it. Për tre muajt e fundit të vitit që lamë pas mendohet se ka shitur 12.5 milion copë ndërsa konkurrenti i saj Amazon ka më shumë se 13.5 milion copë të shitura Kindle Fire. Për vitin 2012, Apple pret që të shesë 52.5 milion copë iPad.