E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqesoret Brazili fiton 3-1 ndaj Portugalise

Kristiano Ronaldo nuk ishte në fushë dhe Brazili nuk pati mëshirë për Portugalinë duke e mundur 3-1 në Boston.
Në SHBA, portugezët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Raul Meireles.
Brenda pjesës së parë erdhi përmbysja e rezultatit. Fillimisht Tiago Silva shënoi me kokë.
Pak minuta më vonë, Nejmar realizoi golin e dytë me një aksion personal.
Me të filluar pjesa e dytë, Brazili shënoi edhe golin e tretë me anë të sulmuesit Zho.
Pak ditë më parë, skuadra e Skolarit fitoi 6-0 ndaj Australisë në Brazilia, ndërsa në verë fitoi Kupën e Konfederatave duke fituar 3-0 në finale me Spanjën dhe duke mundur Italinë në grup 4-2.
Kampionia e botës dhe e Europës në fuqi, Spanja, nuk shkëlqeu në miqësoren ndaj Kilit, por ia doli të barazonte 2-2.
Ishte një miqësore që, mesa duket, iberikët nuk e kishin vlerësuar aq shumë dhe pësuan menjëherë gol nga Vargas.
Barazoi Soldado, sulmuesi kryesor aktualisht i Spanjës.
Por, menjëherë Kili kaloi në epërsi po në pjesën e parë, sërish me anë të Eduardo Vargasit.
Në fund të ndeshjes, rezultati u barazua nga Hezus Navas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›