E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi mes Bale dhe Ronaldo duket që në veshje

Dy futbollistët më të shtrenjtë të historisë së futbollit më në fund janë takuar me njëri-tjetrin. Cristiano Ronaldo ka mirëpritur te Real Madrid uellsianin që kushtoi plot 86 milionë funta.

Dhe kur takohen futbollistë të këtij niveli shihet çdo gjë me imtësi, madje edhe veshja e tyre. Ylli portugez, i njohur edhe për stilin e tij të veshjes, në momentin që u takua me uellsianin vetëm veshja e tij vlente 12,192 funta, ku vetëm ora e markës "Jacob and Co" vlen plot 10,600 sterlina.

Nga ana tjetër, Bale, edhe pse i veshur në një mënyrë shumë trendy nuk mbante marka shumë të shtrenjta në trup duke patur në total mbi trup vetëm 902 funta. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›