E Diel, 1 Nëntor 2026

“TIFOZAT KUQ E ZI” - De Biasi i duhet kombëtares

Pavarësisht dy humbjeve të një pas njëshme që pësoi Shqipëria, tifozët “Kuq e Zi”, do t’i mbesin besnik edhe në të ardhmen. Kuqezinjtë janë të vendosur që besën e lidhur me kombëtaren të mos e thyejnë, por t’i qëndrojnë pranë edhe në ditët më të këqija, deri sa të ekzistojë emri Shqipëri.

Këtë mbështetje të fuqishme tifozët “Kuq e Zi”, e kanë konfirmuar përmes një komunikate, me anë të së cilës i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovojë kontratën me trajnerin Giani De Biasi, sepse besojnë fuqishëm në projektin e tij, i cili projekt radhiti kombëtaren shqiptare në renditjen rekorde të FIFA-s. “Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistojë emri Shqipëri. Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren.

Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovojë kontratën me trajnerin Giani De Biasi, sepse ne besojmë në projektin e tij. Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talenteve në numër tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biasi është për periudhë afatgjate.”, thuhet në komunikatën e tifozëve “Kuq e Zi”./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›