E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë emrat e qyteteve, Rrokaj: Të bëhet me referendum

Pasi Kryeministri Sali Berisha ka përmendur një nga projekligjet për heqjen e toponimeve të huazuara nga gjuha sllave dhe zëvendësimin e tyre me fjalë të gjuhës shqipe, profesor Shezai Rrokaj është shprehur se mbështet këtë mendim të kryeministrit por shton se zgjdhje shumë e mirë do ishte që këto vendime të meren me referendum popullor dhe të meret parasysh edhe mendimi i qytetarëve. Profesor Shezai Rrokaj ka pohuar se në gjuhën shqipe ka shumë toponime emrash të huazuara nga gjuha sllave e në veçanti nga ajo serbe dhe se zëvendësimi i këtyre emrave duhet bërë me ekspertiza akademike.
Një ditë më parë Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se duhen hequr toponimet e marra nga gjuhët e huaja e veçanërisht ato sllave. Kjo është hera e tretë që meret një vendim i tillë. Në vitet 30 një vendim i tillë është marrë nga mbreti Ahmet Zogu dhe më pastaj në vitet 70-80 vendimi i dytë është marrë nga Enver Hoxha .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›