E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhet private, protestë qytetare në Durrës kundër zaptimit të hapësirës publike

Durrës, 29 korrik NOA-Një grup qytetarësh të drejtuar nga zyra për mbrojtjen e konsumatorëve  i ka kërkuar qeverisë të detyrojë bashkitë dhe komunat të garantojnë plazhe normale dhe me standarde.

Ata kanë kërkuar për këtë hartimin e një  VKM në të gjithë bregdetin shqiptar.

Sipas qytetarëve, zënia e plazheve publike nga plazhet private është kthyer në një problem shqetësues për turistët dhe pronarët e apartamenteve në plazhet e Gjirit të Durrësit.

Bashkitë dhe komunat të etura për çdo përfitim apo taksa që burojnë nga plazhet private i kanë kthyer këto plazhe në ambiente të ndaluara për turistët dhe banorët e apartamenteve buzë detit.

Rëra e të gjithëve tashmë është pronë e uzurpuar e disave e cila po sjell përfitime të detyruara të mëdha për disa por shpenzime abuzive dhe të padrejta për qytetarët. \

Kjo situatë ka sjellë vazhdimisht shqetësim për një pjesë të komunitetit dhe konfliktet midis banorëve dhe "pronarëve të rërës" po shtohen dhe përshkallëzohen përditë aq sa këto konflikte mund të sjellin situata të paparashikuara, thuhet në deklaratën e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit.

Sipas kësaj zyre, protesta synon ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale për të ndërmarrë iniciativa ligjore për përcaktimin me ligj të:

siperfaqjeve maksimale që mund të jepen në çdo akër sipërfaqe rërë në nivel horizontal e cila të aplikohet në të gjithë plazhet e Shqipërisë.

të detyrimit të pushtetit lokal që ka nën administrim sipërfaqet e rërës, për të garantuar për çdo sasi pushuesish dushe dhe banjo publike

të detyrimit të policive bashkiake për të garantuar shërbimin të ndihmës së shpejtë për rreziqet në det duke bashkëpunuar ngushtë me policinë kufitare.

të ndalimit të çdo punimi ndërtimor përgjatë periudhës Korrik Gusht si një periudhë e shfrytëzimit turistik.

m.i/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›