Cana: Kam eksperiencën për të qenë lider
Shqiptari Lorik Cana është prezantuar sot me klubin e tij të ri me Sunderland në Angli. Gjatë prezantimit me fanelën e ekipit shqiptari Lorik Cana është shprehur se e pëlqen shumë kampionatin anglez se është më i bukuri në botë, Ndërkohë që ai është shprehur se ka eksperiencën e duhur për të qënë një lider dhe se është ndiher mjaft mirë me ekipin që ditën e parë. Cana u transferua nga ekipi Olimpik i Marsejës tek sunderland për 6 milionë euro.