E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojne taksat

Qeveria ka parashikuar ndryshime ne legjislacionin fiskal per vitin e ardhshem. Zevendesministri i Financave Alfred Rrushaj gjate mbledhjes se Keshillit Konsultativ te Biznesit beri publike ndryshimet e reja qe kane te bejne me rritjen me 20 leke te akcizes per cigaret.

Do te rrisim akcizen per cigaret me 20 leke. E bejme kete per te perafruar akcizen dhe cmimin e cigareve me ate te rajonit dhe vendeve te BE-se. Cmimi i cigareve eshte goxha me i lire se ai ne vendet e BE-se. Gjithashtu jane marre masa per te luftuar kontrabanden e cigareve eshte shprehur Rrushaj.

Ndryshimet e reja parashikojne edhe 0 te TVSH-se per ilacet dhe per sherbimin shendetesor.

Do fusim ilacet ne skemen e tvsh-se dhe do ulim tvsh-ne ne sherbimet shendetesore nga 20 do i cojme ne 10 deklaroi Rrushaj.

Ndryshimet e reja do te prekin edhe tatimet mbi te ardhurat.

Per arsye fiskale kredite e keqija sdo konsiderohen me si shpenzim i zbritshem. Nese nje kompani shqiptare ka pjesemarrje ne kompani jashte vendit dhe kur keto kompani ndajne fitimet apo marrin divident i cili eshte takuar ne vendin ku operojne atehere kjo e ardhur nuk do perfshihet te te ardhurat e tatueshme. Propozojme qe tu lejohet kompanive qe nese mendojne qe ka nje vit me i keq se ai paraardhes te mund te modifikojne kestet e parapagimit te tatim-fitimit deklaroi Rrushaj.

Rrushaj deklaroi gjithashtu qe do te futen ne skemen e TVSH-se te gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi 2 milione leke. Nderkaq ministri i Ekonomise Ilir Meta premtoi rritje te transparences dhe bashkepunimit te Keshillit Konsultativ te Biznesit me biznesin vendas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›