E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perpunimi i mbeturinave reagon Ministria e Mjedisit

Ministria e Mjedisit ka sqaruar se vendimi i qeverise nuk ben fjale per te lejuar importimin e mbeturinave ushqimore por per importimin e mbetjeve qe riciklohen si materialet plastike te letres apo ato te aluminit te cilat mund te ricklohen ne fabrikat shqiptare.

Sipas zv.ministrit te Mjedisit kjo nisme jo vetem mbeshtet ekonomine e gjelber dhe nuk ndot Shqiperine por perafron legjislacionin shqiptar me ate europian duke zbatuar nje kusht te Marreveshjes se Stabiliizm Asociimit me miratimin e nje liste qe quhet lista e gjelber ose lista e produkteve te pastra qe lejohet te qarkullojne per qellime riciklimi.

Sqaroj se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese dhe jo per import plehrash sikurse u tha. Ne ndryshim nga vendimet e vitit 2004 nuk behet fjale per incenerator te plehrave sic propoznte dikur opozita e sotme por per lende te para qe do te perdoren nga industria ricikluese per prodhim te produkteve te reja thekson zv/ministri.

Sipas te dhenave zyrtare ne Shqiperi vepron nje industri e afte per te ricikluar mbi 6 mije ton ne muaj mbetje plastike alumini apo letre ose thene ndryshe rreth 8.5 perqind te mbetjeve qe prodhohen ne Shqiperi. Mbeturinat ne vend adminstrohen nga pushteti lokal por sipas Ministrise se Mjedisit qeverisja vendore nuk ofron asnje mundesi per te ricikluar mbeturinat cka do te kontribuonte jo vetem ne mbeshtetjen e biznesit te riciklimit por edhe ne pastertine e mjedisit.

Bashkia e Tiranes psh bashkia me e madhe e vendit dhe prodhuesja me e madhe e plehrave ne vend ofron 0 mundesi riciklimi. Per fat te keq sot zoti Rama u tregoi edhe nje here shqiptareve se njohurite e tij fillojne dhe mbarojne tek lejet e ndertimit shton zyrtari i ministrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›