E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon Kodi i Punes

Pas 20 vitesh, Kodi i Punës në Shqipëri ka pësuar ndryshime në gati 90 nene të tij.

Ministri i Punës Spiro Ksera në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës tha se ndryshimet e reja e përafrojnë kodin tonë të punës me ato të vendeve evropiane sidomos në sanksionet e vendosura për herë të parë për ngacmimet seksuale në punë, sanksionet për diskriminimin nga punëdhënësi apo zgjatja e lejes së lindjes dhe fiksimi i orës së punës në ditë jo më shumë se 8 orë.

Duke qenë se ndryshimet e reja në Kodin e Punës kërkojnë shumicë të cilësuar votash në Parlament ministri Ksera i ka bërë thirrje opozitës të marrë pjesë në votimin e këtij drafti të rëndësishëm.

Sipas ministrit Ksera, nëse ligji kalon në Parlament ai pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›