Ndryshon data e ndeshjes për vendin e tretë në “Abissnet Superiore”, Dinamo City – Partizani

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Ndeshja Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, e planifikuar fillimisht për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.
FSHF bëri të ditur sot se, vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamo City-t dhe Partizanit. /j.p/