E Martë, 3 Nëntor 2026

Qyteti i Rrëshenit mirëpriti Ditën Olimpike

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Qyteti i Rrëshenit mirëpriti Ditën Olimpike.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se, ky është një aktivitet i kthyer në traditë për Qytetin e Rrëshenit, duke bashkuar sportin, kulturën dhe komunitetin në një festë të vërtetë dhe shumë të dashur për të gjithë banorët e qytetit.

Zemra e qytetit rrahu në ritmin e sportit ndërsa shkolla “Pashko Vasa” feston Ditën Olimpike”. Sheshi ‘Abat Doçi’ u mbush plot ndërsa fëmijët prezantuan me shumë pasion, lëvizje, ritëm, lojëra dhe një festival ngjyrash, ku dolën në pah vlerat më të mira Olimpike.

Edhe njëherë tjetër shkolla ‘Pashko Vasa’ Rrëshen, ka realizuar një festë të vërtetë olimpike. /j.p/

1 nga 17

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›