E Martë, 3 Nëntor 2026

“Giro d’Italia”, Rama: 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit


TIRANË, 7 maj/ATSH-Maela Marini/ Shqipëria do të presë për herë të parë nisjen e madhe të Giro d’Italia “Grande Partenza”, një nga turnetë më të famshëm çiklistikë në botë.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, në një videomesazh nga sheshi “Skënderbej” ku po bëhen përgatitjet e fundit për prezantimin pasditen e sotme të skuadrave pjesëmarrëse në ”Giro d’Italia Grande Partenza” vlerësoi rëndësinë e këtij eventi për vendin.

“Në sheshin ‘Skënderbej’ ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur gjithë Europën në 16 maj ndërkohë nga ana tjetër po bëjmë përgatitjen për nisjen e madhe të ‘Giro d’Italia’ pas 48 orësh”, tha Rama.

Kryeministri e cilësoi këtë një event fantastik ku në 200 televizione në mbarë botën do të shfaqin Shqipërinë, Europën e Ballkanit.

“Jam shumë i lumtur që në tre ditë me radhë Shqipëria do të tregojë gjithë shkëlqimin e vetë në sytë e mbarë botës dhe nga ana tjetër që qytetarët shqiptarë të të gjitha moshave, por sidomos fëmijët do të shijojnë xhiron legjendare të Italisë këtu në tokën tonë”, tha Rama. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›