E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon emrin në Tyrannosaurus Rex sepse është më i bukur

Share

Kur një person doli përpara gjyqit duke kërkuar që ti ndryshohej emri në Tyrannosaurus Rex, gjykatësi e pyeti se mos po fshihej nga personat që u kishte borxh apo nga policia.

Por Tyler Gold e siguroi se nuk bëhej fjalë për një gjë të tillë.

23 vjeçari nga Nebraska, SHBA, tha se donte ta ndryshonte emrin sepse ai ishte më cool se emri i tij.

Ai tha se emri T-Rex të jep më shumë rëndësi dhe është më i dallueshëm.

Në vitin 2010 artisti Tracie Koziura e ndryshoi emrin duke e bërë Ujku Rebel, pasi i pëlqenin ujqërit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›