Sot shënohet Dita e Evropës, aktivitete në Tiranë

Sot shënohet Dita e Evropës. Në Shqipëri ashtu si edhe në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian dhe në Kosovë do të zhvillohen aktivitete të shumta, që kanë për qëllim që koncepti i Evropës tu afrohet qytetarëve dhe popujve t`iu mundësojë që të njihen më mirë.
Aktivitetet nisin që në orën 9:30 për të vazhduar përgjatë gjithës ditës së sotme. Me moton "Vrapo drejt Evropës”, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ambasadorët e Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe qytetarë të Tiranës do të nisin garën me biçikleta në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ndërsa më pas do të ketë edhe një garë vrapimi.