Incidenti me romët në Sharrë, reagon Avokati i Popullit

Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar sot në lidhje me konfliktin mes banorëve dhe romëve në zonën e Sharrës në kryeqytet.
Ndërsa i ka kërkuar banorëve të zonës së Sharrës të jenë më tolerant, Avokati i Popullit thekson se përkrah Ministrinë e Punës për zgjidhjen e ofruar për romët. “Në Ditën e Evropës duhet të respektojmë vlerat evropiane” thekson më tej Avokati I Popullit.
Ndërkohë ditën e djeshme janë shënuar përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë në Sharrë. Banorët nuk kanë lejuar tetë familjet rome të mbetura të pastreha që prej djegies së kampingut të tyre tek zona pranë Stacionit të Trenit, të vendoseshin në ish-repartin ushtarak të Sharrës me pretendimin e pronësisë së këtij reparti.