E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave

"Është parashikuar, që agjencia që ushtron funksionet e drejtimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave është tashmë nje agjenci qeveritare, në varësi të ministrit të Drejtësisë, e për rrjedhojë edhe aktet nënligjore që do të rregullojnë veprimtarinë e kësaj të fundit, do të miratohen nga Këshilli i Ministrave", thotë drejtoresha e Hartimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, Elona Syla.

Deputetët opozitar në komisionin parlamentar të Ligjeve, i kundërshtuan propozimet e bëra, me pretendimin se ato bëhen për efekte elektorale.  "Diskutimi është parimor. Nuk mundet të përcaktojë vlerën e pronës sime, një institucion, i cili ka marrë përsipër detyrimin që të më kompensojë pronën që kam patur. Në qoftë se me ligj detyrimin për të kompensuar në vlerë në natyrë, e ka marrë qeveria, natyrisht që nuk mundet që qeveria të bëjë vetëvlerësimin e pronës sime, pavarësisht standardeve që do të aplikojë, prandaj është vendosur Parlamenti më herët, prandaj duhet të jetë përsëri Parlamenti, për ta miratuar si një institucion", tha deputeti socialist, Erion Braçe.

Qeveria mbron pr/ligjin, me pretendimin se me çmimet e reja, pronarët do të kompensohen në më mënyrë më të drejtë. "Fakti që propozohen ndryshime në ligj ka të bëjë me adresimin e dy-tre çështjeve të rëndësishme të ngritur nga ata të cilët preken direkt nga procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave. Në radhë të parë ka të bëjë me procesin e vlerësimit dhe pretendimet për një vlerësim sa më real, që t'i përgjigjet vlerës së tregut dhe është normale që të ketë pretendime të tilla", tha Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Në bazë të ligjit të ri, afati i kthimit dhe kompensimit të pronave shtyhet deri në muajin prill të vitit 2014.  "Minimumi që duhet bërë është që të paktën të stopohen këto aksionet e tjera, që këtë lloj pasurie e transferojnë diku tjetër, qoftë edhe në vartësi të organeve të pushtetit vendor, apo e ndalojnë organet e pushtetit vendor që këtë lloj pasurie të vënë në dispozicion, pikërisht për këtë gjë ta marrë edhe ta transferojë qoftë edhe në formën e dhënies në përdorim, mbi të cilën pastaj kryhen investime të tjera, që do të jetë e vështirë, t'ua marrësh atyre njerëzve që investojnë mbi të", tha deputeti i PS-së, Braçe.

"Nga rreth 50 mijë aplikime që ka patur për kthim dhe kompensim prone, në mos gaboj janë mbi 40 mijë, ato të cilat janë adresuar. Po flasim për pjesën më të vogël të mbetur dhe nuk duhet të krijohet përshtypja sikur ky proces ka ngelur në vend. Në fakt ecuria e tij ka qenë mjaft e mirë", tha Spaho. /Start/

                                                                                             2012-04-23 16:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›