E Diel, 1 Nëntor 2026

Nicole Kidman vjen me dy filma ne festivalin e Kanes

Nicole Kidman do te jete ne festivalin e Kanes me dy filma. Aktorja eshte ne gare per "Palmen e Arte" me thrillerin e viteve '60, "The Paperboy", si dhe eshte protagoniste e "Heminguay and Gellhorn" me regji te Philip Kaufman. Ne kete te fundit, qe eshte jashte konkursit, Kidman interpreton korrespondenten e luftes dhe bashkeshorten e nje shkrimtari, qe interpretohet nga Clive Owen. Nga Australia vjen edhe ylli i muzikes pop, Kylie Minogue, qe performon perkrah Eva Mendez ne "Holy Motors", film me regji te francezit Leos Carax, qe ben fjale per nje burre qe nderron vazhdimisht identitet.

Per "Palmen e Arte" jane ne gare dy regjisore, Andrew Dominik qe pas "The Assassination of Jesse James" eshte bashkuar serish me Brad Pitt per historine kriminale "Killing Them Softly", dhe John Hillcoat, me filmin "Lawless", qe trajton jeten e kontrabandisteve te alkoolit. Ne kastin e aktoreve ben pjese edhe australiania tjeter Jessica Chastain, qe vitin e kaluar fitoi "Palmen e Arte" me interpretimin ne "Tree of Life" te Terrence Malick.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›