Ndryshon ligji për rezervën e sigurisë energjetike, çfarë do të merret në konsideratë

Situata energjitike e krijuar nga lufta në Ukrainë, por jo vetëm, e kanë detyruar qeverinë shqiptare të ndërmarrë një nismë ligjore për të ndryshuar ligjin për rezervat strategjike. Ligji i vjetër për rezervën strategjikë të hidrokarbureve, nuk i përgjigjej situatës në vijim, por gjithashtu kishte krijuar problem edhe në zbatimin e ligjshmërisë së tij. Çfarë do të ndryshojë?
Sipas funksionarit të lartë të ministrisë së Energjitikës rezerva e sigurisë do të përdoret vetëm kur mungon nafta në treg dhe ndryshimet ligjore do të ndihmojnë të shmanget dukuria evazive e ligjit ekzistues sa i përket sigurimit të produktit në treg, edhe pse nuk është vërejtuar asnjëherë një fenomen i mungesës në treg të naftës dhe nënprodukteve.
A do të përdoret rezerva strategjike e sigurisë për të rregulluar çmimet në tregun e hidrokarbureve?
Në Shqipëri është vërejtur ndryshimi në rritje i çmimit të produkteve të naftës sa herë ka ndryshime të tilla në bursën ndërkombëtare, ndërsa raportohet se ndryshimi në ulje i bursës nuk pasqyrohet realisht në tregun e shitjes me pakicë. Ndryshimi i ligjit të mësipërm synon rregullimin e këtij tregu, në mungesë edhe të një enti rregullator për këtë sektor.
/rtsh/