E Enjte, 5 Nëntor 2026

Si ka ndryshuar tatimi mbi pagat?

Në fillimin e muajit maj të këtij viti, shqiptarët u paguan me pagat e reja, që hynë në fuqi nga data 1 Prill. Paga maksimale dhe ajo minimale u rrit me 6,7 për qind të pagës ekzistuese. Por ajo që ka krijuar paqartësi është paga, nga e cila do të llogariten, në vazhdim, sigurimet shoqërore të punonjësve, në punësimin në shtet, apo në sektorin privat. Materiali në vazhdim është përgatitur nga Bardhi Sejdarasi.

Paga maksimale është rritur me 6.7%,  nga 132 mijë lekë në 141 mijë lekë. Kjo është e njëjta përqindje, sa u rrit edhe paga minimale. Kjo e fundit,  që nga 1 prilli është 32 mijë lekë, nga 30 mijë lekë që ishte më parë.

Rritja e pagës maksimale çon në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga punëmarrësi. Në total, sigurimet shoqërore për pagat 141 mijë lekë e më lart do të jenë 34.6 mijë lekë, me një rritje prej 6.7% . Po çfarë ndodh me pagat e tjera?

Pagat deri në 40 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi pagë. Të gjithë ata që paguhen me 50 mijë lekë në muaj do të paguajnë gjysmën e tatimit të dikurshëm, pra vetëm 6,5 përqind të shumës që del nga diferenca 50 mijë lekë minus 30 mijë lekë, pra rreth 1,3 mijë lekë.

Skema e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi takson me 13 për qind të gjithë ata që paguhen  nga 30 mijë deri ne 200 mijë lekë të rinj. Si shembull, për pagat që janë 200 mijë lekë bruto në muaj, tatimi mbi të ardhurat që duhet paguar është 22,100 lekë, ose 5 mijë lekë më pak (-18.5%). Pagat e tjera nga 50 mijë deri ne 150 000 nuk përfitojnë asnjë zbritje në sigurimet shoqëore nga ai ekzistuesi, Ato tatohen me 13 për qind në muaj. Pagat nga 150 mijë lekë deri në 200 mijë lekë do të paguajnë 2162 lekë më shumë sigurime shoqërore.

Për pagat që janë nga 200 deri 250 mijë lekë bruto në muaj, tatimi mbi të ardhurat që duhet paguar është respektivisht 22.100  dhe 33,600 lekë, ose 5 mijë lekë më pak se përpara 1 prillit 2022 ose -13% më pak.

Nga kjo skemë duket se fitojnë ata që e kanë pagën më të lartë se 200.000 LEK.

Sipas njoftimit zyrtar të tatimeve, në zbatim të ligjit “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, norma tatimore mujore për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi ka ndryshuar, me efekt nga data 01.04.2022 dhe jo nga 1 korrik 2022.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›