E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon ligji për start up/ Deri në 2030, do krijohen 1600 sipërmarrje inovative

Shqipëria pritet të ketë rreth 1600 strat-upe ose ndërmarrje inovatore  deri në 2030.

Në komisionin e Ekonomisë u miratuan ndryshimet në projekligjin për start i cili synon që ti japë më shumë mbështetje këtij sektori.

Propozuesi i këtij ligji Klevis Jahaj tha se synim mbetet transformi i Shqipërisë në një qendër rajonale për teknologjinë ndërsa deri në 2027 synohet të përthithen 18 milionë euro nga plani i rritjes.

Drejtori per start upe ne ministrinë e Ekonomisë dhe inovacionit thanë se gjatë këtij viti nga program i rritjes së BE kanë përfituar financim rreth 38 start-upe ndërsa  ka pasur  shumë interes edhe nga diaspora shqiptare.

Ky projektligj paraqet një ndërhyrje të domosdoshme në legjislacion, e cila vjen si rrjedhojë e zbatimit të masave të përcaktuara në Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor./abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›