E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjerim i bashkëpunimit në bujqësi dhe zhvillim rural me Egjiptin

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, zhvilloi një takim me ministren e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Egjiptit, Rania Al-Mashat, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në transferimin e teknologjive moderne dhe praktikave më të mira për menaxhimin e burimeve ujore, si dhe në promovimin e kultivimit të qëndrueshëm bujqësor.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rritjes së produktivitetit në nivel ferme dhe ofrimit të këshillimit e mbështetjes teknike për fermerët.

Gjithashtu, u diskutua zgjerimi i shkëmbimeve tregtare, veçanërisht për produktet bujqësore, si një hap konkret drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Egjiptit.

Delegacionet e të dy vendeve gjatë takimit në Tiranë shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin institucional dhe për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në të dy vendet.

1 nga 5

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›