E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ligji për turizmin

Sinjaleve ne rritje qe vijne nga operatoret turistike shqiptare dhe te huaj, te interesuar per bregdetin shqiptar duhet ti pergjigjemi me ndryshimet perkatese ne ligjin per turizmin. Kjo eshte iniciativa qe vjen nga ministria e turizmit sidomos per lehtesimin e gjiteh praktikave per investimet qe kane te bejne me ndertimin e resorteve dhe hoteleve me kapacitete te medha ne rivieren shqiptare. Kete e konfirmon edhe zev. Ministri i turizmit Nikolle Lesi i cili shpjegon se ndryshimet perkatese duhen realizuar sa me shpejt pikerisht per t’ju pergjigjur ketij interesi ne rritje.

"Duhet te ndryshohet politika ne sensin e thithjes se investimeve, dhe ndertimit te hoteleve, resorteve te medha. Amendimet ligjore do te jene ne kete sens, qe te japin shume prioritet thithjes se investimeve ne fushen e resorteve, hotelet me pese yje, qe te akomodohen sa me shume turiste te huaj dhe vendas, sepse nuk i pergjigjemi kerkesave te oepratoreve turistike, vendas e te huaj", thote Nikolle Lesi, zv. minister i Turizmit.

Nder te tjera ai shpjegon se ndryshimet do te perfshijne edhe vendosjen reale te yjeve qe jane tregues i sherbimit hotelier duke i dhene fund abuzimeve te deritanishme. "E vertete, eshte nje nga pikat me absurde qe tashme eshte ne ligj, qe hotelet me yje nuk percaktohen, qe vendosen ne menyre abuzive, vetjake qe thote kam nje hotel me pese yje, nderkohe qe jane me dy yje. Ketu ne po precaktojme kriteret dhe menyren e kontrollit", tha Lesi.

Parashikohet qe ndryshimet ne ligj te kalojne ne parlament ne muajin shtator por gjithesesi keto ndryshime pritet ti hapin rruge kerkesave te metejshme qe kerkon industria e turizmit ne kapacitetet hoteliere, cilesine e sherbimit si edhe nje informim me i sakte dhe cilesor sa i perket guidave turistike ku perfshihen dhe monumentet kulturore apo natyrore te vendit.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›