E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ditari një hajduti" në TK

“Ditari nje hajduti ose Pinoku” eshte pjesa qe regjisori Enton Kaca do te sjelle ne TK, premire ne 25 qershor. Kjo performance eshte nderthurja 2 pjeseve, e autobiografise se Jean Genet dhe auotrit te Pinokut Carlo Collodi. Te tregojme Pinokun ndryshe, aspak tradicional, jo ate Pinokun qe kthehet tek Xhepeto, por ate qe zbulon vete jeten, se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe pa presionin e prindit.

"Jean Genet ishte nje arsye per te besuar me shume tek ky pretekst, per te ndertuar nje shfaqje e cila, realisht do te fliste per nje marredhenie klasike ne fund te fundit, apo per nje koncept qe e shoqeron njeriun prej mijera vjetesh. Aspekti i marredhenies klasike, qe eshte prind-femije, pastaj eshte morali ne kete mes, cfare eshte sjellje e mire dhe cfare eshte sjellje e keqe", tha regjisori Enton Kaca.

Kjo pjese do te vije nen interpretim e Dorian Ramaliut, Rael Hoxhes dhe Orjon Halilit, te cilet jane te tre pinoket por te vendosura ne situata te ndryshme sipas kendveshtirmit te regjisorit.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›