E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alberto e Charlene do të martohen në vjeshtë 2011

Alberto II i Monakos, 52 vjeç, do të martohet në vjeshtë 2011 me Charlene Wittstock, me të cilën shpalli fejesën dje.

Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja lokale “Nice-Matin”.

“Dasma do të jetë vjeshtën e ardhshme”, pohon princi i cili shprehet i lumtur për të ndarë gëzimin me popullsinë vendase.

Për Charlene ai ka nënvizuar “interesin për çështjet humanitare, në veçanti për problemet e fëmijërisë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›