E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon matura shtetërore, nuk do të ketë formular A3 dhe A4

Maturantët këtë vit do të këtë ndryshime, duke nisur nga plotësimi i formularëve. Këtë vit aplikimi i Formularit A2 do të jetë edhe përmbyllës për regjistrimin në Institucionet e Arsimit të Lartë. Për të shmangur tej zgjatjen e procesit të MSH nuk do të këtë më Formular A3 dhe A4. Kjo ka qenë fjala e ministrit të arsimit Myqerem Tafaj ditën e djeshme në ambientet e Shkollës së Mesme Artistike Kombëtare Jordan Misja, gjatë Konferencën Kombëtare,

Matura Shtetërore drejt standardeve evropiane. Duke nisur nga ky vit do të hiqet formulari A3 dhe A4 duke bërë kështu thjeshtim të procedurave dhe eliminuar kështu, vonesat në fillimin e mësimit në universitetet, pohoi Tafaj. Më tej, ministri i Arsimit dhe Shkencës sqaroi se, Formulari A2 do të plotësohet nga maturantët pasi çdo nxënës të ketë në dorë rezultatet e katër provimeve të Maturës. Këtë vit procesi i provimeve të detyrueshme dhe me zgjedhje do të përfundojnë brenda datës 30 qershor 2010. Këtë vit do të zbatohet korrigjimi i dyfishtë dhe korrigjuesit do të jenë mësuesit më të mirë që do të trajnohen dhe vlerësohen edhe me kredite. Për të rritur akoma më shumë cilësinë e administrimit të provimeve të MSH, provimet me zgjedhje do të organizohen në qendra të për qëndruara në çdo qark të vendit. Rezultati negativ i njërit prej provimeve të maturës shtetërore nuk do të penalizojë hyrjen e maturantëve në provimet me zgjedhje. Gjatë konferencës Tafaj hodhi idenë e krijimit të shkollave të bashkuara. Niveli jo i duhur në shkollat e mesme të zonave rurale ka bërë që ministri i Arsimit Myqerem Tafaj të hedhë idenë e krijimit të shkollave të mëdha ose të shkollave të bashkuara. Sipas tij është vënë re se në shkollat e mëdha të zonave urbane niveli dhe rezultatet e nxënësve janë më të larta. Këto deklarata ministri i arsimit i bëri gjatë konferencës kombëtare për maturën shtetërore. Gjatë konferencës u referua nga të pranishmit edhe në lidhje me rritjen e kapaciteteve të AVA-s për administrimin e Maturës Shtetërore, tendencat dhe dukuritë në zbatimin e parimit meritë preferencë dhe si i ka shërbyer MSH rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë.

Last Updated on E Marte, 09 Shkurt 2010 21:26

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›