E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentine s day, me një kast yjesh për dashurinë

Ndërsa atmosfera e ditës së të dashuruarve afron, kinema Millennium përgatit surprizën e radhës për të gjithë fansat e ekranit të madh. Pikërisht nga Hollivudi vjen premierë botërore Valentines Day, një romancë e bukur me nuanca komike, një histori e ngritur mbi dhjetë histori dashurie, në prag të festës së Shën Valentinit. Premiera botërore do të vijë në Tiranë më 13 shkurt dhe më këtë rast, Millennium ka menduar një premierë të posaçme me te ftuar për

projeksionin e ditës së shtunë, në orën 20.00. Valentines Day është duke u pritur me padurim në të gjithë botën dhe arsyet nuk sillen vetëm temës mjaft të prekshme për të gjithë siç është dashuria dhe jo vetëm për faktin që ka për titull festën e të dashuruarve. Për 90 minuta film të bukur garanton regjia dhe aktoret. Filmi është drejtuar nga Garry Marshall, regjisori i romancës më popullore që Hollivudi ka realizuar në historinë e tij, Pretty Woman. Ndërsa protagonistët e filmit janë mishëruar nga një brezi aktorësh mjaft të lakmuar në Hollivud: Julia Roberts, Topher Grace, Anne Hathaëay, Bradley Cooper, Ashton Kutcher, Jessica Alba, Jessica Biel, Jennifer Garner , Queen Latifah, Shirley MacLaine,  Patrick Dempsey, Eric Dane, Jamie Foxx, Taylor Lautner apo Emma Roberts. Kjo është premiera  e parë botërore për vitin 2010, që kinema Milllennium sjell për publikun shqiptar, ndërkohë që një premierë e dytë është fiksuar në kalendarin e filmave. Më 26 mars në Millennium shfaqet premierë botërore Clash of the Titans, një tjetër prodhim i shumëpritur hollivudian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›